Ilda Topalli është ish-sekretarja e parë e Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll. Ajo u shkarkua nga ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj që në fillim të postit të tij. Së fundmi, ish-konsullja i ka dërguar letër kryeministrit Rama, për t’i testuar aftësitë e saj, para se të firmosë shkarkimin.
Ndërkohë, një ankesë ka ardhur për ish-konsullen Topalli nga një qytetar shqiptar, që jeton në Turqi. Laert Bushi, tregon sorollatjen që ish-konsullja i ka bërë, vetëm për një përkthim certifikate. Bushi tregon se, Topalli e sorollati për tri javë rrugëve të Stambollit, dhe të gjitha herët që i shkoi në zyrë e refuzonte me arrogancë, duke i thënë se, duhet ta bënte online. Bushi shprehet se, kryeministri ka bërë mirë që e ka shkarkuar Topallin, pasi ajo nuk u shërbente interesave të qytetarëve.
“Unë jam martuar në Turqi, flas me prova, në gjendjen civile turke(Belaydea) më kërkuan që të përkthej certifikatën time familjare dhe atë personale në gjuhën turke dhe të marr vulë nga Konsullata Shqiptare në Turqi, kështu që mund të realizohej martesa. Bashkëshortja ime, shtetase tuniziane nuk pati asnjë pengesë nga konsulli tunizian(që edhe estetikisht ishte më mirë, ishte më i madh e shumë më komod e mbi të gjitha, personat në shërbim të qytetarit ishin shumë të disponushëm). Ndërsa Konsullja shqiptare, Ilda Topalli nuk pranoi të bënte përkthimin, pasi më tha që duhet bërë online.
Telefonova Ambasadën Shqiptare në Ankara dhe më thanë që ajo ka detyrim njëherë që paraqitesh në ambasadë të kryej shërbimin, pasi shërbimi online është për personat që janë larg, pra logjikisht njëherë që paraqitesh në konsullatë, duhet ta marrësh aty shërbimin. Nuk pranoi gjithsesi kjo Ilda edhe kur provova me të gjitha mënyrat ta bind, me një lloj arrogance refuzoi çdo tentativë, aplikimin online nuk e bëja dot, pasi nuk e pranonte, isha me bashkëshorten dhe babanë e saj. Më ka vërdallisur rrugëve të Stambollit për 3 javë. Të 10-ën herë gjeta një djalë për fat, i cili më mbaroi punë për 10 minuta. Ndoshta Rama e ka pushuar për interesa të tjera, por ajo e meritonte pasi nuk i shërbente qytetarit e më ka trajtuar si endacak rrugëve të Turqisë, më ka bërë të shpenzoj qindra euro kot.”,- tregon Bushi/ Dritare.net
Po më vikëka keq për zonjën ilda, dy herë qe kam pasur nevojë për procedura në konsullatën në stamboll me ka pritur shumë mirë dhe me ka mbaruar pune shpejt.
PërgjigjuPo c'eshte kjo mashtruese me 6 qe na kerkon te "drejtat" e saj. Te kjo foto qe keni vene duket qe ka qene tapore ne alkol e duket nga turini qe eshte mashtruese karrieriste, ik moj turi p" se aq mir ta kane bere, dhe cdo njeri qe kam fol per kete me kan then yttt mir ja kan ber k"' . Hajt shnet
PërgjigjuDuhet testim nga koka te këmbët ndryshe sbëhet kjo punë...
PërgjigjuJo vetem ne Stamboll, por sherbimi konsullor shqiptar eshte nje skandal kudo. Per nje vule te kerkojne tu futesh pagesen ne zarf, nuk pranojne as transferte bankare e as çek. Vetem cash ne zarf, a thua po blen hashash dhe jo sherbim konsullor.
PërgjigjuDakort jam.mua me vodhen dokumentat ne akropoli (karten e identitetit dhe pashaporten) konsulli thoshte me jep nje mjet identifikimi.
Fatkeqësisht e njëjta metodë përdoret edhe në Tiranë. Ju sjell shembullin e ambasadës franceze ku edhe pse personi shkon të plotësojë procedurën për kërkesë vize afatgjatë personalisht, personeli shqiptar e delegon personin të ndjekë procedurën vetëm online. Pra, ti shkon atje, ata të thonë shko bëje nga kompjuteri i shtëpisë....
Përgjigju