Si mund të bëhesh një
operator turistik?

Si mund të bëhesh një<br />operator turistik?
Në suplementin tonë “Drejt punës” këtë javë ne do t’ju rekomandojmë një degë mjaft premtuese për të ardhmen. Edhe pse nuk lidhet ngushtësisht me gastronominë, të cilën ne e trajtojmë  në këtë numër ajo lidhet shumë me të ardhemne e turizmit në vend, një fushë ku po investohet  shumë vitet e fundit. Duke ju referuar sërish Drejtorisë Rajonale të Formimit profesional publik në Tiranë, kualifikimet e të cilës janë të çertifikuara nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, kemi zgjedhur për t’ju rekomnaduar kursin profersional që ofron kjo qendër për tu bërë operator turistik. Kursi zgjat 3 muaj dhe në të mësohen bazat e një profesioni që po gjen terren gjtihnjë e më të favorshëm, në të gjithë stinët e vitit në vendin tonë.
 
KURSI PROFESIONAL “OPERATOR TURISTIK” KOHËZGJATJA:
 3 MUAJ, 300 ORË MËSIMORE
 
PAGESA:
4000 LEKË / FALAS për punëkërkuesit e papunë, të regjistruar në zyrat e punësimit dhe personat nga grupet në nevojë
 
NJOHURITË QË MERREN:
Njohje me punën bazë të një operatori turistik Kush jemi dhe çfarë ofrojmë Pse duam që vendi ynë të njihet dhe vizitohet më gjërë Si duhet të bëhet lidhja me turistëtNdihma nga palët e treta dhe partnerët potencialë turistikë dhe operatorët e mëdhenj në zonë Banesa jone dhe resurset që ato Mundësojnë Etnokultura e banesës, akomodimi dhe kushtet e jetesës Kuzhina, kultura e gatimit në funksion të interesave dhe kuriozitetit të vizitorit Njohja dhe informacioni historik, kulturor, gjeografi k, arkeologjik dhe fetar Kulturë higjenike dhe trajnim për parandalimin e aksidenteve, sëmundjeve akute dhe dhënia e ndihmës së parë mjeksore Sigurimi i konfortit të qetësisë, sigurisë fi zike e materiale të vizitorëve, si në banesë ashtu edhe gjatë ditëve dhe guidave Takimet, pritjet dhe përcjelljet e turistëve..
 
 
Adresa: Rruga asim Vokshi,
Tiranë pranë “Harry Fultz”
E-mail:[email protected],
Cel: 069 60 31119


Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e pengjeve, Netanyahu kërcënon Hamasin: Do t’ju ​​gjuajmë dhe do t’ju ​​kapim

Vrasja e pengjeve, Netanyahu kërcënon Hamasin: Do t’ju ​​gjuajmë dhe do t’ju ​​kapim