Për të patur një shumëllojshëri lulesh në një vazo me ngjyra dhe forma të ndryshme duhet të dimë se si mund t`i rimbjellim lulet nga vazo ekzistente në një tjetër.
Një intervistë për emisionin e mëngjesit, specialistja e luleve e një prej firmave më të njohura në Tiranë tregoj disa prej këshillave bazë si duhet të kryhet procesi i rivazimit të lules.
Lulja ose bima ka nevojë për rimbjedhje, rivazim dhe ripërtëritje të lëndëve ushqyese. Për të patur në ballkonin tuaj shumëllojshëri lulesh dhe ngjyrash atëherë duhet që t`i kombinoni ato me njëra tjetrën për t`i dhënë një pamje më të bukur.
Shumëllojshmëria e luleve në ballkonin tuaj përveç bukurisë ka një rëndësi të madhe edhe në kujdesjen e tyre.
Për të patur këtë shumëllojshëri duhet që përveç përzgjedhjes së një vazojeve të bukur dhe të përshtatme me hapësirat e ballkonit t`i rimbillni lulet apo bimët në vazo.
Jo vetëm për pamjen estetike të tyre procesi i rivazimit të luleve, domethënë heqjen nga një vazo të lules dhe zhvendosjen në një vozo tjetër, bëhet për faktin e ripërtëritjes së lëndëve ushqyese. Ky proces është si i domosdoshëm për jetën e bimës por edhe për pamjen estetike të saj.
Specialistja e luleve thotë se rivazimi i luleve nuk ka periudhë të caktuar pasi “ato mund t`i rivazosh në çdo periudhë”. Ndërsa përsa i përket rimbjelles ajo thotë se “bima kur shkulet nga toka duhet të rimbillet në tokë në periudha të freskëta në mënyrë që të mos pësoj procesin e tharrjes”.
Procesi i rivazimit të një lule duhet të kryehet në këtë mënyrë:
Përzgjedhja e luleve ose bimëve në një vazo
Në qoftë se duam të vendosim tre lule të ndryshme apo dy në një vazo duhet të zgjedhim lulet që përshtaten me njëra tjetrën në përmasë, ujitje dhe kombinim të ngjyrave.
Nuk mund të vendosim begonjën me petunjën sepse petunja ka të nevojshme më tepër ujë, ndërsa begonja do më pak ujë. Kështu, ato me sistemin e ujitjes mund të kalbin njëra- tjetrën.
Zgjedhim një vazo që ka në fund të saj kullesa
Hedhim një shtresë të hollë me zalle në vazo në mënyrë që uji të kullojë më lehtësisht.
Plehu i lehtë
Pastaj hedhim një shtresë plehu të lehtë për lulet. Plehu organik nuk përdoret për rrënjë të bimës që janë të imta. Mbushet vazo deri në gjysëm me plehun ushqyes.
Pastaj bëhet një sistem formal, me pak “sy arkitekti” bëjmë përzgjedhjen e luleve në përshtatje me njëra- tjetrën por edhe me ngjyra të kombinuara.
Dheu
Pastaj mbushim vazon me dhẻ duke u ndihmuar me duar për t`u ngjeshur. Procesi i ngjeshjes ka një rëndësi të madhe pasi nëse buka e dheut nuk arrin të lidhet me mbushjen që i bëhet është problem pasi bima mund të prishet ngaqë nuk merr ajër.
Duhet të ruajmë simetrinë e ngjeshur të dheut
E shkundim më pas vazon për të rregulluar nivelin e plehut që është hedhur. Ky ishte gjithë procesi që tregon se si mbillet një lule në një vazo.
Procesi i fundit është ujitja
Duhet të kemi kujdes. Ujitja duhet bërë jo me presion sepse dheu dhe plehu janë ende të shkrifëta sepse prishet buka. Pas ujitjes lihet vazo deri sa të thahet buka e dheut e më pas duhet bërë një ujitje e dytë. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com