Është një risi, padyshim. Disa nga kompanitë më të mëdha në vend, ato të huaja, praktikisht e kanë bërë në mënyrë të vazhdueshme. Ideja mund të kritikohet nga opozita apo nga ekspertët shqiptarë të fushës, të cilët mund të pretendojnë se në vend ka tashmë mundësi reale për ta kryer auditimin, në çdo nivel dhe s’ka nevojë për të huaj. Për ta gjykuar më thellë, do të ishte mirë që qeveria ta hedhë draftin për diskutim me bizneset.
Ndërkohë, premtimi për të shlyer borxhin shtet-privat pasqyrohej edhe në Program?
Është një ndër premtimet më “të rënda” për qeverinë e re, por është edhe pika-kyç për të çliruar ekonominë private nga ngërçi shumëvjeçar. Bizneset kanë marrë kredi, kanë punonjës për të paguar, kanë bërë shpenzime për të ndërtuar rrugë e ujësjellës dhe mospagimi i faturave nga shteti u ka krijuar probleme të mëdha. Kthimi i TVSH-së sipas ligjit, gjithashtum do të ishte një hap tepër pozitiv. Mbetet për t’u parë se ku do të gjenden fondet për këto premtime.
/Shqiptarja.com