Si ndikon kafja tek shëndeti i stomakut, kujdesi që duhet të tregoni

Si ndikon kafja tek shëndeti i stomakut, kujdesi që duhet të tregoni

Kafeja është një pije stimuluese e cila ka ndikim të fortë në organizëm. Duke qenë se ajo ka aciditet të lartë, nëse konsumohet në sasi të mëdha mund të ndikojë negativisht në membranat e stomakut dhe të zorrëve.

Në varësi të problemeve shëndetësore, edhe kohëzgjatja e pirjes së kafesë ndikon në përkeqësimin e simptomave, thonë ekspertët. Sipas tyre, pirja afatgjatë e kafesë mund të shkaktojë probleme si gastrit apo ulçera.

Në rastet e problemeve me shëndetin e stomakut mund të pini vetëm një kafe në ditë, pas buke.

Roli i kafesë tek tretja

Kafeja ka një natyrë laksative që do të thotë se stimulon tretjen e mirë. Nëse nuk vuani nga konstipacioni, atëherë pirja e tepërt e kafesë mund të prodhojë lëvizje të nxituara të zorrëve.

Kafja pa kafeinë mund të përkeqësojë problemet tek njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e rrugëve urinare. Efektet e mësipërme janë të provuara shkencërisht, ndërkohë që ka studime që analizojnë më tej ndikimin e kafesë në sistemin tretës.

Sipas disa studimeve, të cilave i referohet AgroËeb.org nëse e tepëroni me kafen, aciditeti i saj nxit shfaqjen e urthit dhe problemeve të përkohshme me tretjen. Disa ekspertë pretendojnë se kafeja mund të ndërhyjë në proceset e stomakut duke shtyrë ushqimin e patretur drejt zorrëve duke shkaktuar dhimbje të forta në stomak.

Për më tepër, kafeja sidomos kur konsumohet në sasi të mëdha besohet të shkaktojë pagjumësi, ankth dhe rrahje të çrregullta të zemrës.

Si të kufizoni ndikimin e kafesë në organizëm

Ndonjëherë kafeja pa kafeinë mund të jetë më e butë me organizmin, ajo nuk përbën një kurë gjithpërfshirëse. Në disa raste ajo mund të përkeqësojë problemet me tretjen.

Ndikimi i kafesë në organizëm varet nga individi. Tek disa njerëz ajo mund të shkaktojë urth e disa të tjerë probleme me tretjen. Nëse vëreni se kafeja me kafeinë ju shkakton urth, provoni të pini kafe pa kafeinë.

Nëse simptomat vazhdojnë atëherë përpiquni të kufizoni sasinë e kafesë që pini në ditë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)