TIRANE - Sipas ekspertit Eduard Zaloshnja, treguesi më sintetik i barrës fiskale është ai i përqindjes së prodhimit të realizuar në vend (PBB) që shkon në Thesarin e Shtetit. Në vitin 2000, 25% e PBB u fut në Thesarin e Shtetit dhe, me luhatje të vogla, kjo përqindje mbeti në këtë nivel deri në vitin 2005.
Me ardhjen në pushtet të PD-së, barra fiskale u ngjit pothuaj deri në nivelin 27% në vitin 2008. Më pas, ajo filloi të tatëpjetën, duke zbritur në nivelin 24% në vitin 2013.
Në vitin 2014, patëm një ringjitje në nivelin 26%, por përsëri mbetëm poshtë nivelit rekord të 2008-ës. Vetëm këtë vit, shton Zaloshnja, parashikohet të thyhet ai rekord – përqindja e të ardhurave buxhetore ndaj PBB-së pritet të jetë 27.8%.
Në fakt, është e dëshirueshme që barra fiskale të jetë sa më e vogël, por, për të realizuar shpenzimet aktuale publike, një barrë më e vogël fiskale do të përkthehej në një barrë më të madhe borxhi publik. Në dy vitet e fundit të qeverisjes së PD-së, kur barra fiskale ishte në nivelet 24.7% dhe 24% të PBB-së, borxhi publik u rrit, nga 59.4% e PBB-së, në 70% të PBB-së.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com