Ndërkohë pensionet mesatare që në vitin 1996 janë caktuar 4200 lekë në 1996, do të jenë 18 mijë e 200 lekë me vendimin qe ka miratuar qeveria.
Sipas vendimit të qeverisë barazohen pensionet maksimale të harkut kohor 1.10.1993 - 31.12.1996, me pensionin maksimal të caktuar në harkun kohor 1.1.1997 - 31.2.1998, dhe përafron pensionet e tjera mesatare me ato të caktuara në këtë hark kohor. Pensionet maksimale, pas kësaj rritjeje, arrijnë në 23.640 lekë në muaj.
“Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.4.1996 deri më 31.12.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, nga 3 682 lekë deri në 5 420 lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 089 lekë deri në 23 640 lekë në muaj”, - thuhet në vendimin e qeverisë.