Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se në takim me kolegun rus Sergej Shojgu ka filluar bisedimet për furnizim me pajisje të re armatimi nga Rusia - katër helikopterë transportues Mi-17 dhe katër helikopterë lufte Mi-35, ka kumtuar Ministria serbe e Mbrojtjes, njofton al jazeera.
"Po e vazhdojmë bashkëpunimin ushtarako-teknik me pajisje të reja dhe modernizim të avionëve të luftës Mig 29, pastaj tankeve T-72 dhe të automjeteve luftarake të këmbësorisë si dhe të disa llojeve të armatimit kundërajror. Serbia e armatosur është Serbi paqësore dhe garantuese e paqes në Ballkan”, ka thënë Vulin i cili sot ka filluar një vizitë në Rusi, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se Serbia derisa të udhëhiqet nga Vuçiç kurrë nuk do të vërë sanksione kundër Rusisë.
Vulin ka përsëritur se Serbia falënderon Rusinë për qasjen që e ka ndaj Kosovës dhe për “përkrahjen e integritetit territorial të saj si dhe për përkrahjen në të gjitha çështjet e rëndësishme”.
shkit dhe ruset nje mut jan me nje nxhyre-exheli i tyre jane amerika. prej amerikes asxhe sguxojne te bejne.vetem pallavra dbth folin.e kqyrin me frigu diken. rrofte amerika.
PërgjigjuPse do ta kaperdije lehte ate qe i bene Rusise SHBA-ja Britania Europa dhe Shqiperia?
PërgjigjuVaret nga diametri I gurmazit,se sa do e kaperdij.