Si nëna Diana, Princi Harry ka kaluar nëpër një fushë të çliruar nga minat në Angola, duke përsëritur gjestin e nënës së tij që në 1997 bëri jehonë të gjerë në të gjithë botën. I mbrojtur nga një kaskë transparente dhe një jelek mbrojtës blu, Harry ndihmoi në shkatërrimin e një prej minave të varrosura në një fushë afër qytetit të Dirico. Organizata e çminimit ONG Halo, me një ekperiencë 25 vjeçare, u mbështet deri edhe financiarisht nga Princesha Diana.
I angazhuar në një turne dhjetë ditor në Afrikën Jugore me gruan e tij Meghan dhe djalin e tij Archie, Duka i Sussex, la familjen e tij në Afrikën e Jugut, për një ndalesë tre-ditore në Angola, në gjurmët e nënës së tij. Ai vizitoi Huambo, një fushë të minuar, dhe Qendrën Ortopedike për gratë e gjymtuara, e cila mban emrin e princeshës, e cila vdiq në një aksident tragjik në Paris në vitin 1997.
Pas Angolës, Harry do të udhëtojë për në Malawi. Ai do bashkohet me familjen në 1 tetor në Afrikën e Jugut.