Dua Lipa tashmë e ka kthyer në një traditë që të kalojë pushimet në Shqipëri. Ajo zgjedh Ksamilin, ndërsa këtë verë nuk kanë nguruar as fotot magjepsëse nga bregu i detit duke i bërë reklamë Shqipërisë tek ndjekësit e saj nga mbarë bota.
Prezenca e Dua Lipës në vendin tonë ka tërhequr vëmendjen e revistës Vogue, e cila shkruan se këngëtarja është kthyer në Shqipëri dhe po shijon një arratisje të këndshme.
Duke komentuar pamjen dhe veshjen e Dua Lipas në fotot që ajo ka ndarë, Vouge shkruan se duket si një sirenë Barbie në bregdetin shqiptar, duke pasur parasysh personazhin që luajti në filmin e Greta Gerwig.