Femrat e botës së spektaklit asnjëherë nuk e tregojnë të vërtetën për shtatzaninë e tyre muajt e parë. Madje në disa raste, shumë të rralla, mediat e kanë marrë vesh vetëm kur ato kanë lindur.
Prej kohësh po qarkullon në rrjet lajmi se moderatorja Elita Rudi është shtatzanë, por as ajo dhe as partneri i saj, reperi Asdren Gjikolli i njohur si Gjiko nuk e kanë pranuar atë publikisht. Madje Elita mundohet ta fshehë barkun e saj në çdo foto që publikon.
Së fundmi moderatorja publikon në rrjetet sociale, foto ku i duket vetëm fytyra, por edhe në dy raste ku duket me gjithë trup, Rudi ka vendosur një çantë para barkut.
Foto të publikuara nga Elita Rudi në Instagram