POGRADEC - Disa kohë më parë, në Prespë, dy Ministrat e Mjedisit të Shqipërisë dhe Maqedonisë, Fatmir Mediu e Abdylaqim Ademi, organizuan një sesion për të ruajtur vlerat unikale që ka Liqeni i Ohrit dhe ai i Prespës. Madje, në këtë takim morën pjesë dhe përfaqësues të ambasadës gjermane në Shkup. U fol gjerë e gjatë për të gjitha mundësitë, por u harrua diçka shumë e rëndësishmel; lumi Sateska, i cili po sjell “vdekjen” e ngadaltë të liqenit më të bukur në rajon.
KUSH ËSHTË LUMI SATESKA?
“Lumi Sateska buron rrëzë malit Bistra të Debërcës së Epërme në qafën e malit Presek në mes të komunave Ohër dhe Kërçovë. Ai, në të kaluarën, vinte deri në Volinë, ku dhe devijonte në të djathtë. Por, në vitet 1960, me ndërtimin e hidroçentraleve mbi Drinin e Zi, duke u nisur në mënyrë të njëanëshme për plotësimin e nevojave energjitike, u bë një kanal i gjatë rreth 5 kilometër, duke e kthyer lumin Sateska në liqenin e Ohrit, me qëllim të rritjes së potencialit të ujit dhe të nivelit të liqenit për të prodhuar energji elektrike”.
Kështu ka deklaruar për gazetën “Shqiptarja.com”, inxhinjeri maqedonas, Mate Gogoski, sipas të cilit, nëpërmjet këtij lumi, u futën në liqen 200 milionë metër kub ujë dhe më vonë u dëshmua, se nuk iu arrit qëllimit për ta përdorur këtë lumë për energjitikë. Sateska humbi funksionin energjitik dhe krijoi vetëm probleme të shumta ekologjike.
Inxhinjeri Gogoski vijon më tej rrëfimin e tiji, se ishte parashikuar ndërtimi i kulturave pyjore përgjatë rrjedhës së lumit dhe pyllëzim të sipërfaqeve, për të penguar eurozionin dhe me të, të mbrohej liqeni dhe një gjë e tillë ngeli vetëm në projekt. “Nga hulumtimet që i janë bërë lumit Sateska, është vënë re, se ky lumë mbart çdo vit 104 mijë metër kub masë mbeturinash, shumëzoje këtë me 52 vjet dhe del qartë dëmi ekologjik, duke shkatërruar fundin e liqenit.
Me shtimin e popullatës në brigjet e liqenit, Sateska sot mbart me vete shumë materiale kimike, mbeturina teknologjike dhe shumë mbeturina pesticidesh, të cilat derdhen në këtë lumë. Inxhinjeri maqedonas, si specialist i mirfilltë në këtë fushë, i cili ka kryer një studim të posaçëm, thekson, se ka një degradim gradual të këtij ekosistemi. “Me derdhjen e lumit Sateska në pjesën veriore të këtij liqeni, krahas zhdukjes së gjallesave, ka ndryshime klimatike dhe edafike.
Kështu për shembull, nxetësia e ujit të liqenit është ulur me 2-5 gradë, orografia e tabanit të liqenit, e cila në këtë pjesë sillej me 100-200 metër thellësi thellësi, sot ajo ka ndryshuar. Kështu, ajo zonë që ka qënë shumë e pasur më peshk në të kaluarën, ajo sot është mbushur me dhé. Janë zhdukur shumë specie, madje kjo situatë ka sjellë edhe ndryshimin e ngjyrës karakteristike blu të liqeniut, duke e shpërbërë atë.
Padyshim, nëse vazhdohet kështu, çdo ndërmarrje e mëvonëshme do të jetë e kotë. Liqeni është pjesë e trashëgiminisë, është pjesë e UNESCO-s dhe dy shtetet që e kanë në pronësi Maqedonia e Shqipëria duhet të jenë të angazhuara për t’a mbrojtur këtë liqen”, ka deklaruar inxhinjeri maqedonas, Mate Gogoski.
SHOQATA
Shoqata ekologjike “Enhalon” me qendër në Strugë, që është në mbrojtje të liqenit e ka shpallur këtë lumin Sateska, si një nga armiqtë e përbetuar që do të zhduki liqenin e Ohrit. Degradimi i liqenit në pjesën veriore të tij, është shtrirë edhe në pjesën shqiptare. Kjo shoqatë me specialistët më të mirë, bëri një studim për ndikimin negative të lumit Sateska në shkatërrimin e liqenit të Ohrit.
Studimi u zhvillua nga njerëz kompetentë të kësaj fushe dhe u miratua nga institucionet përgjegjëse, më datën 22.9.1994, me të vetmen alternativë që kishte studimi, që lumi Sateska të këthehej në shtratin e vjetër të tij, në Drinin e Zi, madje u caktua edhe dokumentacioni teknik dhe shpallja e tenderit. Në bazë të studimit për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, Banga Botërore akordoi rreh 5 milionë dollarë, por çuditërisht në projekt nuk u përshfi lumi Sateska. Gjithëçka ngeli në letër.
“Ka ardhur koha, thotë specialisti Gogoski, që ekologjistët e Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe pushtetarët respektivë të dy vendeve, si dhe Ministritë e Mjedisit, që mblidhen aq shpesh, duke konsumuar më shumë darka dhe dreka, sesa projekte me bereqet, të shpëtojnë atë që mund të shpëtohet, pasi nuk ka mbrojtje të liqenit të Ohrit, përderisa Sateska derdhet ende në të”.
FONDET
Miliona euro për ruajtjen, harrohet lumi
Ujrat e kristalta dhe burimet e shumta, deri te algat shumëngjyrëshe që gjenden atje, si dhe pasqyrimi i pemëve që rriten, i japin peisazhit një pamje magjike. Për shkak të vlerave natyrore dhe kulturore, Liqeni i Ohrit, në vitin 1980, është përfshirë në listën e trashëgimisë botërore. Burimi i Liqenit të Ohrit, janë ujrat nëntokësore të liqenit të Prespës, i cili siguron rreth 70 për qind të ujrave të liqenit, ndërsa pjesa tjetër nga 40 lumenj dhe përrenj që derdhen në të dyja anët e kufirit në liqenin e Ohrit.
Këto janë karakteristikat që ky liqen, nga viti 1980, është pasuri e UNESCO-s dhe ka filluar studimi që së shpejti, të futet në UNESCO edhe pjesa shqiptare. Por, studjuesit e shumtë që merren me vlerat e këtij liqeni, kanë ngritur plot probleme kohët e fundit, që e vënë në rrezik liqenin e Ohrit.
Inxhinjeri maqedonas Mate Gogoski, i cili ka kyer shumë studime rreth Liqenit të Ohrit, e kanë vënë më së fundmi theksin mbi një lumë në shtetin maqedonas, që sipas tij, po e shkatërron liqenin, sistematikisht çdo ditë dhe çuditërisht vazhdohet që të heshtet rreth këtij fenomeni regresiv me pasoja tepër të rënda për këtë liqen.
Derdhen miliona dollarë dhe euro për ruajtjen e kësaj perle të natyrës dhe nuk vihet dorë mbi një lumë të sajuar nga pala maqedonase, që derdhet në liqen me kimikate të fabrikave dhe të helmeve të spërkatjes së pemishteve maqedonase, përbri këtij lumi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja .com (print) 26.03.2013
Redaskia Onlone
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com