TIRANE- Një pjesë e tatimpaguesve të gjobitur – më të rregulltit - i kanë paguar gjobat objekt i faljes. Për këto raste do të kryhet procedura e rimbursimit në masën 100% të shumës së gjobës së paguar. Sipas Udhëzimit, procedura vijon si më poshtë: Tatimpaguesi paraqet në drejtorinë rajonale tatimore dokumentin që vërteton pagesën e gjobës objekt i faljes, duke e shoqëruar atë me një kërkesë formale për rimbursimin e gjobës së paguar. Kërkesa përmban të dhënat identifikuese të tatimpaguesit, si dhe numrin e tij të llogarisë bankare. Inspektori i vlerësimit, pasi kryen verifikimet e nevojshme që tregojnë se tatimpaguesi është përfitues nga ligji dhe e ka paguar gjobën objekt i faljes, mban një aktdalje dënimi (gjobe), ku të jetë cilësuar se ky dënim falet në zbatim të ligjit për faljen e gjobave.
/Shqiptarja.com










