Kur i kanë mbetur dhe një vit nga mandati i kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka shpallur pak ditë më parë shtatë vende vakante për drejtues dhe zv/drejtues prokurorie, duke ftuar prokurorë të ndryshëm të marrin pjesë në garë. Mirëpo përtej shpalljes së këtyre vendeve vakante, shumë prokurorë ankohen se ka klientelizëm dhe ndikim politik në emërime dhe përzgjedhjen e emrave prej kryeprokurorit Llalla.

Gazeta “Shqiptarja.com”, mëson se që prej datës 18 prill 2016 janë shpallur tre vende vakante për drejtues në prokurorinë e Kurbinit, Krimet e Rënda, Apeli në Vlorë dhe katër vende të tjera janë hapur për zv/drejtues në Korçë, Elbasan, Shkodër dhe Vlorë.