Kërkuesit në Universitetin Politeknik të Torinos po përdorin ADN-në e nxjerrë nga qelizat e spermës së peshkut “herring”, për të zhvilluar lloje të reja materialesh mbrojtëse ndaj flakëve. 

Ata zbuluan se format e ADN-së mund të shërbejnë si shtresa mbrojtëse që i rezistojnë nxehtësisë dhe zjarrit.

Sperma shndërrohet duke u shkumuar në një material të ngjashëm me qeramikën, në momentin kur ekspozohet pranë nxehtësisë.

Materialet e prodhuara, sipas shkencëtarëve janë veçse shumë rezistuese, edhe të padëmshme për mjedisin. Kështu, ju mund ti përdorni për të mbrojtur mobiljet ose pajisjet plastike në shtëpinë tuaj, në raste zjarri.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)