Dua Lipa ka zbuluar mënyrën që përdor për të kaluar më pak kohë në telefon dhe për t’iu kushtuar pasionit të saj për librat. Këngëtarja shqiptare me famë botërore pranon se është e varur nga telefoni, ndaj përdor një aplikacion që i kufizon përdorimin e rrjeteve sociale në vetëm një orë në ditë.
“Hidheni telefonin tutje”, është këshilla e saj për ata që duan të shkëputen nga bota virtuale.
Përveç suksesit në muzikë, Dua është kthyer në një promovuese të njohur të leximit. Në vitin 2023, ajo krijoi klubin e saj të librave përmes platformës Service95, ku ndan rekomandime mujore dhe interviston autorë të njohur.
Këtë muaj, ajo po kuron Festivalin e Letërsisë në Londër, ku do të bisedojë me emra të njohur si Zadie Smith, Patti Smith dhe Mustafa.
Këngëtarja tregon se mban gjithmonë një libër në çantë dhe lexon gjatë udhëtimeve apo para gjumit. Ndër të preferuarit e saj janë “1984” i George Orwell dhe “Mikesha ime e shkëlqyer” e Elena Ferrantes.
Aktualisht, Dua po lexon librin “Careless People” të Sarah Wynn-Williams, të cilin e përshkruan si një vepër që të trondit dhe të bën të reflektosh. Për autoren, ajo shprehet shkurt: “Ajo është e guximshme”.












Komente
Komento