22 maji është një datë që do të mbetet në historinë e Interit që pikërisht në këtë ditë 10 vite më parë në 2010-tën fitoi më në fund Champions Leaguen duke mposhtur në finale Bayern Mynih 2-0 në Madrid. Kupa e tretë e Kampioneve ose Championsi i tretë për zikaltërit që erdhi plot 45 vite pas asaj të fituar me Helenio Herrera.
Championsi i fituar në Madrid ishte trofeu i tretë i atij sezoni ku Interi bëri tripletën historike pasi kishte fituar edhe titullin kampion në Serinë A dhe Kupën e Italisë. Finalen ndaj Bayernit e fituan me golat e Diego Militos por në pankinë ishte një nga trajnerët më të mirë ndoshta më i miri në atë moment Jose Mourinho. Heronjtë e tripletës mbahen mend nga të gjithë tifozët zikaltër duke nisur me kapitenin Zanetti, Diego Milito, Eto’o, Sneijder e shumë e shumë të tjerë të cilët janë për momentin të vetmit në futbollin italian që kanë fituar tripletën në një sezon të vetëm.
Përgatiti Andi Kapxhiu
Komente









amalaaaaa per sempre..pazza inter
Përgjigju