Si sot 15 vite më parë... Lorik Cana kujton ditën kur Shqipëria mposhti ish- kampionët e Europës

Si sot 15 vite më parë... Lorik Cana kujton ditën kur Shqipëria mposhti ish- kampionët e Europës

Nga festa në Tiranë pas ndeshjes Shqipëri- Greqi në vitin 2004

Si sot 15 vite më parë kombëtarja shqiptare e futbollit luante përballë ish- kampiones së Europës, Greqisë. Helenët vinin në Tiranë si kampionë pasi fituan Europianin në Portugali, ndërsa Shqipëria si një ekip modest me në krye teknikun gjerman, Hans Pieter Briegel. 

Gjithsesi entuziazmi nuk mungonte tek shqiptarët, sidomos tek emigrantët në Greqi të cilët kishin ardhur në Tiranë por dhe ata që kishin mbushur sheshet e qyteteve greke, për të parë kombëtaren e atdheut të tyre përballë vendin i cili i priti jo fort mirë, me nota racizmi dhe padrejtësie. Tifozat Kuq e Zi menduan t'i prisnin grekët me banderolën "This is not Portugal'', e cila në fund për ironi të fatit rezultoi të ishte gjetje nga shqiptarët. 

Vetë ish- kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana kujton atë ditë thjesht duke shkruar datën 4.9.2004 dhe rezultatin 2-1 shoqëruar para golave, dy flamujt e vendeve. 36- vjeçari në atë kohë luante si mesfushor dhe mbarte në fanellë numrin 5, në atë kohë vetëm 21 vjeç.

Për sa i përket ndeshjes në fillim filloi vrullshëm pasi ishte Edvin Murati i cili përfitoi në minutën e 4' nga një dhuratë e mbrojtjes greke për ta çuar topin drejt jetës. Entuziazmi ishte i lartë, dhe Adrian Aliaj mendon të çojë peshë stadiumin. Me një goditje nga 35 metra, mbrojtësi lë pa lëvizur portierin legjendar grek Nikopolidis për t'i çuar në qiell të shtatë të tijët. Grekët brenda pjesës së parë ngushtojnë shifrat me Stylianos Giannakopoulos. Deri në fund një popull i tërë i cili ndiqte atë sfidë qëndruan me dorë në zemër. Por ishte e shkruar, ishte dita e shqiptarëve. Arbitri fërshëllen dhe të gjithë në festë. Trajneri i Greqisë, Otto Rehagel i cili largohet nga stadiumi pa i dhënë dorën Briegel, ndërsa ky i fundit lë mënjanë ftohtësinë gjermane për ta festuar si shqiptar. Tifozët kuqezinj mbushin rrugët e Tiranës gjatë gjithë natës për të përjetuar një ëndërr, e cila 90 minuta më parë e mendonin të pamundur.

Fitorja 2-1 përballë Greqisë në 4 shtator 2004 do të mbahet mend si një nga ditët më të lavdishme të futbollit shqiptar.

Postimi i Lorik Canës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noli: 04/09/2019 20:40

    Po cja fusni kot me emigrantet aman. Jo erdhen nga Greqia, se si priti mire greku, mbushen sheshet. Vetem studente Tirana kishte 20 mije are kohe. E jo me vete qytetaret qe dolen e festuan. Me serioze ju lutem apo u duket vetja re zgjuar si baba karlo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë