Si të hakmerresh ndaj femrave
Kardashian? Publiko një video intime

Si të hakmerresh ndaj femrave<br />Kardashian? Publiko një video intime
Femrat e familjes Kardashian duket se nuk do të zenë mend kurrë kur vjen puna tek jeta e tyre intime, pasi e kanë TE PAMUNDUR, të mos e filmojnë veten ndërsa bëjnë seks. Pas Kim Kardashian dhe videos së saj të shumëpërfolur me ish të dashurin, Ray J, publikuar në vitin 2003, tani Kylie Jenner mund të jetë nën të njëjtin rrezik.

18-vjeçarja është nën panik nga frika se një video e saj dhe ish-të dashurit Tyga mund të shkojë në duart e personit të gabuar dhe të keqpërdoret kundër saj. Një video intime e të dyve thuhet se është publikuar për 30 minuta në faqen zyrtare të reperit Tygasworld.com, për t’u fshirë më pas.

Një burim i afërt me Kylie-n ka thënë: “Tyga nuk do ta publikojë videon, por Kylie ka frikë se videoja e tyre mund të shkojë në duar të gabuara dhe të publikohet online për ta poshtëruar publikisht.”

“Kylie është e tmerruar nga kjo ide, aq më tepër nëse ajo bën diçka që Tyga mund të mos e pëlqejë. Nëse ndonjë nga familja Kardashian i del kundër reperit, ai mund të përdorë fuqinë që ka në dorë”.

Kylie sidoqoftë duket se ka bërë përpara, ndërsa ka nisur një romancë të re me reperin kanadez, PartyNextDoor, 22 vjeç, emri i vërtetë i të cilit është Jahron Anthony Brathëaite. “Lidhja e tyre filloi shumë rastësisht, por është e bukur. Ata çmenden pas njëri-tjetri. Kylie nuk e kupton pse humbi kaq kohë me Tyga-n”, është shprehur një burim për “The Sun”.
kylie jenner
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?