Si të jetoni shëndetshëm duke
reduktuar sasinë e mishit që hani

Si të jetoni shëndetshëm duke<br />reduktuar sasinë e mishit që hani
Pas alarmit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila deklaroi se proshuta, sallami dhe mishrat e tjerë të përpunuar, rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri, natyrshë lind pyetja: Si të ushqehemi që të jemi të shëndetshëm?!

Mishi i kuq mund të etiketohet si kancerogjen për qeniet njerëzore dhe rekomandohet vetëm në 100 gramë në javë, gjë që për shumë mund të jetë e vështirë. Objektivi ynë është të reduktojmë në mënyrë drastike sasinë e mishit që konsumojmë dhe për ta arritur këtë, duhen alternativa të tjera të vlefshme.

Corriere Della Sera është perpjekur të krijojë një dietë të re, që përfshin vetëm 100 gramë mish të kuq në javë. Çfarë do të hamë nga e hëna në të shtunë? Ja disa propozime.

E Hënë
Opsioni më i lehtë janë arrat, bajamet , lajthitë... Gjalpi i kikirikut është një burim i shkëlqyer proteinash, një lugë çaji është sasia ideale, por zgjidheni pa kripë. Nëqoftëse preferoni një variant më 'italian', një sallatë e përzier me bajame dhe ndoshta një frut (fik ose portokall) do të ishte pjata e përsosur dhe e ekuilibruar . Mjafton të shtoni pak vaj ulliri..
dieta
E Martë
Farat janë shumë të famshme në Lindjen e Mesme. Në 100 gramë fara ka 33 gramë proteina. Fara susami, luledielli, kungulli, fara lini etj. Për rezultate më të mira dhe për më shumë shije, mund t'i shtypni dhe t'i konsumoni me kos ose qumësht. Shkojnë shumë edhe me perime.
dieta
E Mërkurë

Nëse jeni veganë, mos e ndiqni dietën e kësaj dite. Filloni me djathin, që është alternativa më e lehtë dhe e famshme. I konsumuar 'thatë', me perime ose me makarona, djathi ka 42 gramë proteina në 100 gramë. Në fund, hani vezë pasi janë të pasura me kalcium. Bëjini në tigan, pa vaj, por me ujë. 
dieta
E Enjte
Fasulet janë një burim i jashtëzakonshëm proteinash, veçanërisht ato të zezat. Ne ju propozojmë makarona ose oriz dhe fasule. Fasulet mund t'i zëvendësoni me tjerrëza ose të tjera produkte të familjes së bishtajoreve. 
dieta
E Premte
Djathë soje dhe qumësht soje. Të gjitha produkte alternative të mishit, majfton të dini t'i gatuani.
dieta
E Shtunë

Do të habiteni, por spinaqi ka një sasi shumë të madhe proteinash, përveç vitaminave A dhe fibrave. Mund t'i gatuani në tigan me vaj ose gjalpë dhe djathë. 
dieta
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar