Si të keni lëkurë dhe trup
të përsosur gjatë dimrit

Si të keni lëkurë dhe trup<br />të përsosur gjatë dimrit<br>
Klima dhe kushtet klimaterike janë faktorët që e demtojnë pamjen e një personi.

Për të mbajtur një fytyrë të shëndetshme, lëkurë të butë dhe trup të hidratuar, ne duhet të ndryshojmë rutinën tonë të përditshme të jetesës.

Gjatë stinës së dimrit lëkura ka më shumë nevojë për kujdes për shkak të ndryshimeve  të shpeshta të temperaturave.

Ka disa mënyra për ta mbajtur lëkurën të freskët dhe hidratuar, siç janë:

Hidratim i vazhdueshëm i lëkurës

Lëkura ka nevojë për shumë kujdes. Për të shmangur dehidratimin duhet të përdorim një krem mbrojtës më të pasur se ai që ne përdorim në verë, që të aplikohet ndoshta disa herë gjatë ditës.

Ndryshimet e shpeshta të temperaturave

Ngrohja shumë të lartë, në shtëpi ose në zyrë, shkakton stres termik që çon në tharje të lëkurës dhe na bën që të jemi më të ekspozuar ndaj të ftohti . Për këtë na nevojitet një krem i përshtatshëm dhe shumë ujë për të pirë. Kujdes edhe në mëngjes, kur pastrojmë fytyrën dhe qafën duhet të përdorim ujë të vakët.

Maskë hidratuese për fytyrën

Për të shmangur efektin e “lëkurës me luspa” dhe ndjenjës së keqe të “tërheqjes së lëkurës”, pas një pastrimi të lehtë duhet të aplikojmë një tonik dhe një krem ushqyes, të bazuar në vajra bimore për të riparuar indet.

Flokë të shëndetshëm

Ndryshimet e papritura të temperaturave mund të thajnë flokët. Duhet zëvendësimi i shampos me një vaj larjeje, më të butë për lëkurën e kokës gjithmonë duke u këshilluar në farmaci.

Hidratohuni në mbrëmje

Para se të shkojmë në shtrat, duhet të vazhdojmë rutinën tonë të bukurisë. Një pastrim i lehtë, një tonik kundër skuqjes dhe një krem hidratues i cili përdoret për rigjenerimin e indeve të vdekura të lëkurës nuk duhet të mungojë kurrë në stinën e ftohtë.

Mbuloni lëkurën nga i ftohti

Dorezat dhe kapelet, në dimër, duhet të jenë gjithmonë me ne. Kremrat mbrojtëse, në fakt, nuk janë të mjaftueshme për të na mbrojtur nga të ftohtit.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato