Si të kontrollojmë çrregullimet
e ankthit të sjelljes sociale

Si të kontrollojmë çrregullimet<br />e ankthit të sjelljes sociale
Ankthi (anksioziteti) është një emocion normal njerëzor të cilin e përjetojmë të gjithë. Por kur paniku dhe simptomat e ankthit përshkallëzohen në sulme ankthi ose sulme paniku, atëherë flitet për çrregullim të ankthit.

Ekziston trajtim i shkëlqyer për sulmet e ankthit, si edhe për simptomat e sulmit të panikut, duke përfshirë barnat dhe psikoterapinë.
 
Shumë njerëz ndihen në ankth ose nervozë kur përballen me ndonjë problem në punë, para se të hyjnë në ndonjë test ose para se të marrin një vendim të rëndësishëm. Megjithatë, çrregullimet e ankthit janë ndryshe.

Ato mund të shkaktojnë një ankth që ndërhyn në aftësitë e njeriut për të bërë jetë normale. Një çrregullim anksioz është sëmundje serioze psikike.

Te njerëzit me çrregullime të ankthit, shqetësimi dhe frika janë të përhershme, të mëdha dhe mund të jenë të dëmshme.
 
Ka disa tipa të çrregullimit të ankthit, ku bëjnë pjesë çrregullimi i panikut, çrregullimi obsesiv-kompulsiv, çrregullimi i stresit post-traumatik, çrregullimi i ankthit social, fobitë specifike dhe çrregullimi i gjeneralizuar i ankthit.

Çrregullimi i panikut

Njerëzit me këtë gjendje kanë ndjeshmëri të terrorizimit që shfaqet papritmas dhe përsëritet pa paralajmërim. Simptomat tjerë të sulmit të panikut janë djersitja, dhimbja në gjoks, palpitacionet (rrahjet e çrregullta të zemrës) dhe ndjenja e mbytjes që mund ta bëjë personin të mendojë se po përjeton sulm në zemër ose se po çmendet.

Çrregullimi obsesiv-kompulsiv.

Këta persona janë të rrënuar nga mendimet e vazhdueshme dhe frikët që i shtyjnë të bëjnë rituale dhe rutina të vazhdueshme. Mendimet shqetësuese quhen obsesione (fiksime), ndërsa ritualet quhen kompulsione (detyrime). Një shembull është një person me frikë të pakuptueshme nga mikroorganizmat që vazhdimisht i lan duart.

Çrregullimi i stresit post-traumatik

Është një gjendje që mund të zhvillohet si pasojë e ndonjë ndodhie traumatike ose të tmerrshme, siç është abuzimi seksual, vdekja e papritur e një personi të afërt ose një katastrofë natyrore. Njerëzit me çrregullim të stresit post-traumatik shumë shpesh kanë mendime të gjata të frikshme dhe kujtime nga ngjarja dhe janë të prirë të shtangen emocionalisht.

Çrregullimi social i ankthit

I quajtur ndryshe edhe fobia sociale, përfshin shqetësimin e tepruar dhe brejtjen e ndërgjegjes për situatat e përditshme sociale.

Shqetësimi zakonisht përqendrohet te frika e gjykimit nga të tjerët ose sjellja në një mënyrë që mund të shkaktojë siklet ose mund të çojë në tallje.

Fobitë specifike

Është një frikë intensive nga një objekt specifik ose situatë, si gjarpinjtë, lartësitë ose fluturimet. Niveli i frikës është zakonisht i papërputhshëm me situatën dhe mund ta detyrojë personin që të shmangë situatat e zakonshme, të përditshme.

Çrregullimi i gjeneralizuar i ankthit

Paraqet brengosje dhe tension të tepruar dhe jo real, madje edhe nëse ka shumë pak ose asgjë për ta provokuar ankthin.
 
 
Shkaqet & Simptomat
 
Shkaktari i saktë i çrregullimeve të ankthit është i panjohur, ndërsa shkencëtarët mendojnë se janë pasojë e ndryshimeve në tru dhe stresit të jashtëm. Simptomat varen nga lloji i çrregullimit të ankthit, megjithatë ekzistojnë disa simptoma të përgjithshme: Ndjenja e panikut, frikës dhe shqetësimit; Mendime të pakontrolluara obsesive; Mendime të përsëritura të ndonjë përjetimi traumatik; Ëndrra të këqija; Sjelljet ritualiste, p.sh. larja e përsëritur e duarve; Probleme me fjetje; Duar dhe/ose këmbë të ftohta dhe të djersitura; Frymëzënie; Palpitacione;  Pamundësi për të qëndruar i/qetë; Tharje goje; Mpirje apo ndjesi shpimi gjilpërash në duar apo këmbë; Nauze (mundim në lukth, ndjenjë se dëshironi të villni); Tension muskulor; Marramendje
dhe Diagnostikimi.

Nëse janë të pranishme simptomat e një çrregullimi të ankthit, mjeku bën pyetje rreth historisë mjekësore dhe bën ekzaminime fizike. Pasi bëhen analizat, nëse nuk zbulohet ndonjë sëmundje fizike, atëherë mjeku mund t’ju udhëzoje te psikiatri apo psikologu, të cilët janë të specializuar për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve mendore. Ata shfrytëzojnë një intervistë të planifikuar dhe mjete ndihmëse për të shqyrtuar një person me çrregullim të ankthit.


Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Vrau ish-gruan Enkelejda Danaj me thikë, lihet në burg shqiptari, shfaq pendesë para gjykatës greke: Kam bërë gabim të madh

Vrau ish-gruan Enkelejda Danaj me thikë, lihet në burg shqiptari, shfaq pendesë para gjykatës greke: Kam bërë gabim të madh