Si të kujdesemi për
lulen e Krishtlindjes

Në këto ditë festash lulja më sinjifikuese që zbukuron festat e fundvitit është Euforbia apo ndryshe lulja e krishlindjeve. Gjethet e gjelbra dhe lulet e kuqe të lulëzuara në këtë stinë dimërore i japin pamjen e duhur festave të fundvitit.

Lulet e Krishtlindjes janë një dhuratë shumë e mirë për festat, të cilat zbukurojnë tavolinat dhe dritaret tuaja.
 
Çelësi i kujdesit të luleve të kuqe të Krishtlindjes është fakti i njohjes së origjinës së tyre që janë vendet tropikale.
 
Për të ditur rreth kujdesit të kësaj lule të veçantë festive ne shkuam pranë firmës së luleve ku specialistja Nertilda Nastro na tregoj mënyrat si duhet të kujdesemi për të.lulja e Krishlindjes

Disa prej këshillave:
  • Vendoseni vazon me lule pranë dritareve që të thithë rrezet e diellit, por mos e ngjeshni pas saj pasi rrezet e ngrohta dhe ftohtësia e xhamit e dëmtojnë atë.
  • Shmangni ujitjen e tepërt, prisni derisa toka të jetë e thatë. Ujin e tepërt që kullon në fund të vazos mos e lini aty pasi dëmton gjethet.
  • Bëni kujdes që gjethet të mos vyshken. Kjo ndodh nga ujitja e tepërt por edhe nga mos ujitja. Ndaj përmbajuni gjithmonë rregullit më sipër.
Lulet e kuqe jetojnë për disa muaj, që të ndodhë kjo duhet patjetër të jetoni në një klimë subtropikale. Megjithatë, në Janar mund ta zhvendosni lulen, nga vazoja në kopsht dhe të lejoni ndryshimet klimatike dhe të dritës të veprojnë mbi të.

Sipas specialistes së bimës kjo lule pranon dhe ambjentin e brëndshmë dhe atë të jashtë. Ajo tha se “mund ta mbani në një vazo brenda ambjentit të shtëpisë por mund ta kultivoni dhe jashtë saj”.
 

Për ta kultivuar brënda ambjentit të shtëpisë lulja e krishlindjes duhet të ketë këto përkujdesje:
  • Ndryshimi i temperaturave e dëmton lulen. Ajo do një temperaturë kontante.
  • Kur ta blejmë në dyqan duhet të shohim petalen. Petalja duhet të jetë sa më pak e hapur në mënyrë që të rrojë më shumë.
  • Kjo lule ka nevojë për shumë dritë dielli.
  • Natën duhet të kemi kujdes nga ngricat. Ajo mund të duroj deri në 12 gradë celcius. Poshtë 10 gradë celcius ajo pëson dëmtim.
  • Ujitja për lulen brënda shtëpisë duhet bërë me rregull. Në qoftë se bima e ka bukën e dheut të lagët nuk ka nevojë për ujë. Në qoftë se buka e dheut është e thatë dhe po ashtu ambjenti ajo ka nevojë për ujë.
Tre muaj para lulëzimit duhet ta mbulojmë këtë lule në errësirë për rreth 14 orë. Gjatë ditës duhet ta lëmë në dritë të plotë.
Faza e parë e lulëzimit është një lule dhe faza e fundit është me 12 lule. 15 lule- yje nuk i nxjerr.
 
Historiku rreth bimës së Euforbias
Për shkak te ngjyrave të shkëlqyera, për Indianet, kjo lule është simbol i pastërtisë absolute. Çmohej shumë nga mbretërit  por nuk mund të rritej në kryeqytetin e tyre për shkak të lartësisë mbi nivelin e detit.
Meksikanët gjithashtu e përdornin këtë bimë për ilaçe kundër etheve  dhe për ngjyrime të ndryshme.

Joel Poinsett ishte ambasadori parë i Amerikës në Meksikë dhe ai e solli për herë të parë këtë lule në Amerike, SHBA, pra, rreth viteve 1825 së pari në shtëpinë e tij, në Greenville, në shtetin e Karolinës së Jugut.

Emri Botanik i kësaj bime është  Euphorbia pulcherrima, emertuar nga një gjerman në vitin 1833.
 Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet