Si të largojmë stresin- Disa
këshilla  që ju vijnë në ndihmë

Si të largojmë stresin- Disa<br />këshilla  që ju vijnë në ndihmë
Stresi shkakton një sërë problemesh në trupin tuaj, si për shembull zemra juaj fillon të ketë rrahje më të shpeshta, tensioni i gjakut rritet, shtohet ndjenja e ankthit, depresioni, pesha, si dhe shfaqen shqetësime të ndryshme me kujtesën dhe përqendrimin.  

Zgjohuni herët

Gjumi i mëngjesit është i ëmbël për të gjithë, por nëse zgjoheni 15 – 20 minuta më parë, do t’ju bëjë të ndiheni më të lehtë dhe më të freskët gjatë gjithë ditës. Psikologët theksojnë se zgjimi në mëngjes ndikon në qetësimin e trupit, pasi gjatë kohës që  jeni duke pirë kafen e mëngjesit apo jeni duke lexuar diçka trupi juaj rifiton metabolizmin e duhur, për të patur një ditë plot dinamizëm.

Krijoni një vend qetësues për veten

Studimet tregojnë se ngjyrat e ngrohta përrreth vetes ju bëjnë që të ndiheni të qetë. Molly Roberts, president i American Medical Association, thekson se: “Teoria pas përdorimit të terapisë me ngjyra pasi hyn në sy dërgon mesazh në rrugët nervore të trurit të cilat më pas rregullojnë gjendjen emocionale. Sipas tij ka shumë mënyra se si individi mund të ndihet i çlodhur në çdo ambjent që mund të ndodhet. Ai sugjeron përdorimin e ngjyrave qetësuese si në shtëpi, ashtu edhe në punë.

Merruni me artikujt e vjetër që mund të keni në shtëpi

Të gjithë mund të kemi artikuj të vjetër në shtëpi, të cilët mund të jenë të vendosur në ndonjë sirtar. Psikologët theksojnë se kur jeni të rënduar emocionalisht është mirë t’i kushtoni vëmendje këtyre artikujve, pasi ndihmon për të larguar mendjen. Duke spastruar artikujt e papërdorur jep një ndjenjë të rregullsisë në mjedisin tuaj, i cili ju ndihmon të ndiheni më të qetë në lidhje me stresin tuaj.

Shikoni video zbavitëse me mace

Pas një dite të lodhur dhe të mbingarkuar është mirë që të qetësojmë mendjen, duke parë disa video zbavitëse të cilat na shkaktojnë të qeshura. Videot zbavitëse aktivizojnë një pjesë të trurit që sjell qetësi. Profesori i studimeve psikologjike në California, Rose Hanna thotë: “Video të tilla zvogëlojnë ankthin dhe ndihmojnë jashtëzakonisht në  reduktimin e stresit”.

Këndo, çliro veten tënde

Të kënduarit është “ilaçi” më i mirë për të larguar stresin. Këndimi ndihmon dhe në uljen e kortizolit, (hormon stresi) në trup. Nuk është e thënë se ju do të këndoni si Rihanna, apo këngëtarë të tjerë të njohur, por ama mund të filloni duke kënduar në dush. Të tilla melodi mund t’ju sjellin kujtime pozitive, duke iu larguar mendjen nga stresi.

Merruni me diçka që e keni hobi

Duhet të përpiqeni me patjetër që të gjejmë një aktivitet për të zënë kohën, i cili sigurisht duhet të jetë dhe pjesë e hobeve tuaja. Mënyra më e mirë për të ndaluar spiralen e stresit është duke e përqendruar mendjen tuaj në një mendim. Për shembull mund të merreni me kujdesin për kopshtin apo lulet tuaja, mund të fokusoheni tek thurja, duke përqendruar mendimet tuaja në parashikueshmërinë e sytheve fije. Gjëja më e rëndësishmë është që ju të fokusoni energjinë tuaj në një gjë dhe kjo nga ana tjetër relakson mendjen tuaj duke eliminuar të gjitha streset.

stresi

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie