Si të largoni erën e keqe të këmbëve
kur vishni balerina kastori e prej lecke
Stina e pranverës jo vetëm që ka rizgjuar natyrën dhe hormonet, por ka sjellë një pamje më të freskët në garderobën e gjithësecilit prej nesh
Stina e pranverës jo vetëm që ka rizgjuar natyrën dhe hormonet, por ka sjellë një pamje më të freskët në garderobën e gjithësecilit prej nesh.
Pallot, peliçet, xhupat e trashë që peshojnë thuajse 10 kg, çizmet dhe këpucët u kanë lënë vend veshjeve dhe këpucëve më të lehta.
E duke u ndalur tek këpucët, duhet të pranojmë që me një palë balerina mund të pushtoni botën. Përveç se janë shumë komode nuk kanë lidhëse, taka të larta apo mbërthecka të bezdisshme dhe mund të kombinohen me gjithçka: fund, fustan, jeans, jumpsuit etj.
Por një ndër problemet më të mëdha që shkaktojnë është era e keqe e këmbëve, sidomos nëse përdorni balerina prej kastori dhe lecke. Me siguri edhe ju keni një palë të tilla në garderobë dhe jeni skuqur sa herë jeni detyruar t’i hiqni diku, aq më tepër kur i mbathni zbathur pa çorape. Një ndër tendencat e këtij viti është pikërisht veshja e këpucëve dhe balerinave pa çorape.
Living ju tregon si të hiqni erën e keqe nga balerinat me dy truke të thjeshta:
1.Sodë buke e përzier me niseshte dhe pudër bebeje: Kombinimi i ketyre përbërsve do të neutralizojë pH-in e djersës së këmbëve, redukton bakteret dhe largon erën e keqe nga balerinat. Në një enë shtoni 1 lugë çaji me niseshte, sodë buke dhe pudër bebeje dhe hidheni brenda balerinave. Përhapeni në të gjithë sipërfaqen dhe më pas futini në ngrirje dhe lërini gjatë gjithë natës. Të nesërmen në mëngjes era e keqe nuk do të ndihet më, kurse ftohtësia ndihmon këmbën të mos rrëshqasë kur vishni balerinat pa çorape.
2.Uthull molle, llak flokësh dhe gjethe dafine: Në një gotë shtoni sipas dëshirës uthull molle, spruconi më pas llak flokësh dhe vendosni dy ose tre gjethe dafine për një orë. Pasi të hiqni gjthet e dafinës, përdoreni lëngun e mësipërm për balerinat tuaja. Njomni pjesën e brendshme me anë të një tamponi pambuku dhe lërini të thahen në temperaturë ambienti. Të nesërmen do të duken si të paveshura më parë.
Këshillë: Nqs nuk doni që këmbët të vijnë erë peshku, kujtohuni t’i lani 4-5 herë në ditë./Living
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
34.6%
-
Të gabuar
60.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 6555
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dënimi i Salianjit, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë aeroportin dhe portet! Mblidhet Kryesia, Berisha: Rama i shpalli luftë PD! Report Tv zbardh diskutimet
26 Shtator, 22:53
-
Kremlini: Doktrina e re bërthamore është paralajmërim për Perëndimin
26 Shtator, 22:52
-
Osmani në SHBA, takohet me ndihmëssekretarin amerikan O’Brien! Diskutojnë për sigurinë në rajon
26 Shtator, 22:35
-
‘Frontline’ në Report TV/ Hoxha: Rama gaboi me Xhafën kur e bëri ministër! Muça: Salianji u përdor dy herë! Dhuli: Qirko e Vettingut, motra e Ballukut
26 Shtator, 22:25
-
Vera 2024, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Europën Juglindore
26 Shtator, 22:20
-
Italia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike
26 Shtator, 22:06
-
Debate në FRONTLINE/ Muça përplaset me Burimin: Ju ka marrë ferra uratën, mos po kërcënon? Nuk jam i rrjedhur! Nurja: dënim i rëndë Hoxha: Do vinte një ditë
26 Shtator, 21:57
-
'Spitali i vdekjes', Onkologjiku pa ilaçe dhe me aparatura të prishura!
26 Shtator, 21:55
-
Shqipëria dhe Suedia forcojnë bashkëpunimin për reformat në sistemin penitenciar
26 Shtator, 21:50
-
Debati për dënimin e Salianjit në FRONTLINE/ Dhuli: Deputetët e PD jam i bindur se do hyjnë në grevë urie!
26 Shtator, 21:29
-
Dënimi i Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë edhe aeroportin
26 Shtator, 21:28
-
Osmani: Kosova të ketë më shumë bashkërendim dhe bashkëpunim me SHBA
26 Shtator, 21:26