Si të largoni toksinat nga trupi me 4
përbërës natyralë që i keni në shtëpi

Si të largoni toksinat nga trupi me 4<br />përbërës natyralë që i keni në shtëpi
Nëse doni të largoni helmet nga trupi juaj ka disa mënyra të ndryshme por kjo që po ju sjellim është shumë e thjeshtë dhe natyrale.
 
Hapi i parë që duhet të bëni është shumë i thjeshtë: pini sa më shumë ujë.

Por duke i shtuar disa përbërës, jo vetëm që e bën më të shijshëm, por ndërkohë edhe ndihmon detoksikimin e trupit tuaj.

Mënyra më efektive për pastrimin e trupit është t’i shtosh ujit këta përbërës një natë para dhe në mëngjes, do të jetë edhe më i shijshëm.

Mente
Gjethet e mentes ndihmojnë stomakun të tresë më mirë ushqimet dhe njëkohësisht i japin ujit një shije të freskët dhe të ëmbël.

Limoni
Uji me limon është një pije e fuqishme kundër toksinave dhe ndihmon për të pastruar trupin nga toksinat.
Shto disa feta limoni në një enë të madhe me ujë ose shtrydhe limonin e freskët në një gotë uji në mëngjes.

Xhinxheri
Aftësia djegëse që ka xhinxheri ndihmon për të pastruar organizmin dhe për të përmirësuar tretjen.
Shto në ujë disa feta të vogla xhinxheri dhe dalëngadalë shto sasinë në ditët e ardhshme.

Kastraveci
Kastraveci njihet për vetitë e shkëlqyera hidratuese, ndaj është një zgjidhje e shkëlqyer për të hidratuar trupin.
Shto në ujë disa feta kastraveci dhe pi çdo ditë një gotë.
Kastraveci përmban edhe shumë antiinflamatorë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike