Si të mbrohen dialektet e
shqipes në epokën e globalizmit

Si të mbrohen dialektet e<br />shqipes në epokën e globalizmit
RIAS dhe Ministria e Kulturës kanë organizuar dje pasdite një ëorkshop me temën “Mbrojtja e dialekteve të gjuhës shqipe në epokën e globalizmit”.

Bazuar në konventën e UNESCO të vitit 2003, ku “trashëgimia kulturore jomateriale” shfaqet edhe në traditat dhe shprehjet gojore, përfshirë këtu edhe gjuhën si vektor i trashëgimisë kulturore jomateriale, Ministria e Kulturës ka krijuar dhe Drejtorinë e Trashëgimisë Jomateriale dhe Rijetëzimit të Gjuhës Shqipe, e cila do të vërë në jetë çdo projekt që ka lidhje me mbrojtjen e gjuhës së folur, shprehive të ndryshme, dialekteve, etj.

Në këtë aktivitet morrën pjesë gjuhëtarë, studiues, pedagogë dhe publicist si, Kolec Topalli, Mimoza Kore, Linda Meniku, Artan Fuga, Monika Stafa, Alda Bardhyli, etj. Workshop-i “Mbrojtja e dialekteve te gjuhes shqipe ne epoken e globalizmit”, është vetëm një nga forumet për format e gjuhës së folur, të cilat do të vazhdojnë si pjesë e politikës së Ministrisë së Kulturës për të ruajtur pasurinë jomateriale do të inkurajohen aktivitetet për të mbrojtur gjuhën, dialektet apo shprehitë gjuhësore.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit