Si të përballojmë stresin
pas rikthimit nga pushimet

Si të përballojmë stresin<br />pas rikthimit nga pushimet
Gjatë pushimeve secili prej nesh e humbet sensin e kohës duke u relaksuar në maksimum. Jashtë rregullave të punës dhe kohjës së kufizuar duke u përpjekur të shijojë çdo moment.

Por pushimet nuk zgjasin përgjithmonë. Problemi është që pas ditëve në qetësi të plotë njerëzit përballen me stres kur i rikthehen punës së përditshme.

  Ja disa këshilla të cilat ju ndihmojnë ta përballoni në mënyrën e duhur stresin pas rikthimit nga pushimet.
 
Të pranojmë jetën ashtu si është
Duhet të pranojmë idenë se pas pushimeve do të thotë të rikthehesh përsërin pranë perosnave me të cilët do shoqërojnë për 11 muajt e ardhshëm. Të rigjejmë aty përsëri miqtë e vjetër na jep kënaqësi, por ka gjëra të cilat duam ti ndryshojmë.

Bëjeni atëherë në mënyrën më të mirë duke larguar ose injoruar gjithçka që ju mërzit. Vetëm në këtë mënyrë do ti mbijetojmë dësghirës për tu larguar nga të gjithë.
 
Të rikuperojmë kohën e humbur
Duhet të përpiqemi të rikuperojmë marëdhënien me kohën e kaluar, ose ndoshta objekte të harruara ose të cilat do të donim ti flaknim, duke u munduar për të bërë diçka të re.

Ndoshta një shëtitje e mirë në një nga ato tregje të cilat kanë gjëra të vketra por të ofrojnë mundësinë për ti dhënë shtysë kreativitetit tonë.

Rikthimi në shtëpi nuk është i lehtë të përtypet dhe shpeshherë këtë e përjetojmë në një mënyrë që na bën të ndihemi keq me veten.

Ne duhet të bëhemi të vetëdijshëm që kjo është një fazë kalimtare e cila do të zhduket atëherë kur ne nuk e presim.
 
 Mos bëni që puna tju mundë

Rikthimi në shtëpi pas pushimeve do të thotë dhe rikthim në punë. Një sërë letrash mbi tavolinë dhe rregulla pa fund.

Si t’ja bëni për këtë gjë? Më mirë mos ti mendosh këto gjëra. Të gjitha duhet të përballohen gradualisht, duke filluar nga gjërat më të thjeshta dhe më pak impenjative.

Menjëherë tavolina juaj do fillojë të zbrazet dhe do ndiheni më mirë seç e kishit menduar.
 
Disa nga këshillat e tjera kanë të bëjnë me mnëyrën e të ushqyerit dhe të aktvitetve fizike.

Të gjithë duhet të mendoni edhe për vaktet tuaja duke u ushqyer shëndetshëm dhe lehtë.

Mëngjesi ka shumë rëndësi për të nisur një ditë të mbarë.

Gjithashtu edhe aktivitetet fizike ndikojnë shumë në uljen e stresit dhe relaksimin e trupit dhe të mendjes.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve