Si të parandaloni tuberkulozin

Si të parandaloni tuberkulozin
Tuberkulozi është një infeksion që shkaktohet nga bakteret dhe zhvillohet në pjesët e trupit ku ka më shumë gjak. Sipas mjekëve tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse shkaktarë i së cilës është “bacili i tuberkulozit”, i cili nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes arrin në organizëm. Sipas studimeve tuberkulozi mund të jetë aktiv ose i fjetur. Kur është aktiv nënkupton që bakteret i keni në trup dhe ato po shkaktojnë simptoma të ndryshme. Kur është i fjetur, bëhet fjalë për baktere që i keni në trup, por duke qenë se keni një sistem imunitar të qëndrueshëm bakteret nuk mund të bëhen aktive. Në të tilla raste rrezikoheni të prekeni nga tuberkulozi kur të mbushini moshën 30-35 vjeç.

Ngjitëse
Përveçse shkakton një sërë problemesh tuberkulozi (sidomos ai i mushkrive) është një sëmundje ngjitëse që mund ta marrin dhe persona që ju keni afër. Sipas studimeve tuberkulozi mund të merret nga një person që keni afër, nëse teshtini, qeshni apo kolliteni, duke qenë se keni baktere të dëmshme, që merren dhe nga personat e tjerë. Nëse tuberkulozin e keni në pjesë të tjera të trupit atëherë duhet të shmangi dhënien e gjakut, apo dhurimin e tij, pasi është e vetmja formë që mund të merret nga të tjerët.

Kush rrezikon
Nga tuberkulozi më të rrezikuarit janë njerëzit që vuajnë nga sëmundje të tjera, pasi sistemi imunitar është më i dobët në këtë rast. Disa nga sëmundjet janë HIV-AIDS dhe sëmundjet e zemrës. Mund të preken nga tuberkulozi edhe personat që kanë kontakt me individ që kanë bakteret aktive, në këtë kategori përfshihen edhe mjekët dhe anëtarët e familjes. Gjithashtu preken personat që jetojnë në burgje, qëndrojnë për një kohë të gjatë në spital si dhe ata që jetojnë në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit.

Edhe alkooli dhe droga ju rrezikojnë që të prekeni nga tuberkulozi. Personat që udhëtojnë në vende si Amerika Latine, Afrikë dhe Azi, duhet të kenë kujdes pasi në këto zona është më e përhapur sëmundja e tuberkulozit.
 
Këshillat
Merrni ajër të pastër, mos rrini për shumë orë në shtëpi dhe në zyrë
Merrni antibiotik parandalues
Nëse jeni të prekur mos bini në kontakt me persona të tjerë
Merrni të gjitha dozat e trajtimit
Trajtimi nga mjeku duhet të vazhdojë deri në 6 muaj
 
Sëmundja
Sipas mjekëve tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse shkaktarë i së cilës është “bacili i tuberkulozit”, i cili nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes arrin në organizëm dhe e dëmton atë
 
Të prekurit
Mund të preken nga tuberkulozi edhe personat që kanë kontakt me individ që kanë bakteret aktive, në këtë kategori përfshihen edhe mjekët dhe anëtarët e familjes, preken personat që jetojnë në burgje


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane