Si të qëndroni gjithë ditën
me energji, ja disa sekrete

Si të qëndroni gjithë ditën<br />me energji, ja disa sekrete
Çdo grua padyshim është shumë e zënë gjatë gjithë ditës. Puna e përditshme, detyrimet familjare, faturat e shtëpisë janë të mjaftueshme për të pas një ditë e lodhshme.
 
Por disa femra karrieriste japin disa opsione të vegjël që ju lehtësisht mund t'i ndërmerrni për të rifituar energjitë tuaja dhe ta përballoni ditën me sukses.
 
QËNDRONI OFF LINE
 
Heidi Klum, super modele dhe gjykatëse në "American Got Talent" jep këshillën e saj.
 
"Unë qëndroj larg linjës së internetit. Kur shkojë në shtëpi lë çantën me të gjitha objektet brenda. Ndonjëherë e-maili, iPhone dhe BlackBerry ju mbajnë shumë të zënë. Unë thjeshtë përpiqem të mbaj mendjen larg tyre".
 
Parisa Tabriz, mbikëqyrëse e sigurisë në rrjetin e Google Chrome jep të njëjtën këshill.
 
"Qindra miliona njerëz mbështeten tek unë dhe ekipin tim të punës për mbrojtje nga sulmuesit online. Sa dal nga zyra, unë fshi të gjitha alarmet, njoftimet dhe çdo gjë që ka të bëjë me internetin".
 
LISTONI NË NJË LETËR EMRAT DHE GJËRAT E DASHURA PËR JU
Sabrina Soto, projektuese e brendshme e High/Low Project në HGTV rekomandon një mënyrë shumë të thjeshtë për të qëndruar me energji.
 
"Ne punojmë për rreth 8-12 orë në ditë. Unë jam në kamera gjithë ditën edhe nëse jam në gjendje të tmerrshme. Për të mbajtur energjinë time të lartë, unë listojë emrat e disa njerëzve dhe disa gjërave të cilëve i jam mirënjohëse. Kjo më ndihmon të jem e fokusuar dhe më kujton sa e bekuar jam për gjërat që kam dhe ato që dua të bëj".
 
BËNI AKTIVITET FIZIK
Erin Andrews, drejtuese emisioni jep këshillin që shumë kush mund ta mendoj.
 
"Unë kam një apartament në New York City, por unë në të vërtetë më shumë jetojë jashtë shtëpisë për shkak të punës time. Emisioni im i futbollit bëhet në Los Anxhelos të shtunave në mëngjes, kështu që unë jam atje çdo të enjte, e premte dhe e shtunë gjatë sezonit të futbollit. Lëviz nga një qytet në një tjetër. Por sa zbres nga avioni, unë shkoj direkt në palestër. Ndjek, gjithashtu edhe aktivitetet fizike në internet kundrejt një pagese dhe kështu unë gjithmonë në aktivitet dhe gjithmonë me energjii”.
 
DËGJONI MUZIKËN TUAJ TË PREFERUAR
 
Rita Wilson, aktore, producente dhe këngëtare
"Muzika mund të ndryshojë mendimet tuaja. Ju bënë të hidheni lart e poshtë. Kjo është një gjë pa të cilën unë nuk jetoj dot”.

MOS DILNI NGA SHTËPIA PA NGRËNË
 
Mary A. Grepa, kirurge në Universitetin Vanderbilt rekomandon ushqimin.
 
"Ditët e gjata në sallën e operacionit janë padyshim të lodhshme. Por unë nuk harroj të bëj disa gjëra. Të ushqehem. Unë nuk mund të punoj mirë kur jam e uritur, kështu që unë nuk mund të shkoj në klinikë pa u ushqyer. Ushqimi është shumë i rëndësishëm për përballimin më të lehtë të ditës". 
 
BUZËQESHNI
Molly McNearney, shkrimtare dhe aktore.
"Unë jam e rrethuar nga njerëz me humor dhe qesh shumë në punë. E qeshura të mban me energji. Ndonjëherë hap albumin e fotografive të njerëzve të mi apo hap Facebook-un për të parë familjen dhe miqtë që më bëjnë për të qeshur dhe më frymëzojnë”.
 
DILNI ME SHOQËRINË TUAJ
Kellie Pickler, këngëtare
"Një shoqëri e mirë ju jep energji. Pavarësisht nëse jeni i lodhur ose keni pas një ditë të vështirë dhe jeni zënë me dikë, apo diçka nuk e keni arritur ta bëni mirë, ftoni shoqet/shokët tuaj dhe dilni të argëtoheni."
 
 GATUANI
 Alex Guarnaschelli, shefe gatimi.

"Kur jam e mërzitur mendoj çfarë mund të përgatis ndonjë gjë. Marr një revistë për të lexuar, shmang telefonin. Një udhëtim me biçikletë kurrë nuk ju bën keq”.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024