Si të silleni me fëmijën tuaj kur nuk
ju bindet, shmangni këto gabime

Si të silleni me fëmijën tuaj kur nuk<br />ju bindet, shmangni këto gabime
Që ti bëni fëmijët të binden nuk është e nevojshme të bërtisni, pasi mund të arrini të merrni një sjellje të ndryshme nga ajo që doni si edhe të rrisim inatin tek fëmija.

Ja çfarë thotë psikologia Rosanna Schiralli në lidhje me këtë problem.

Sipas studimeve të fundit, në momentin që një njeri është i inatosur, do të prodhojë më tepër substanca që kanë lidhje me stresin si kortizoli dhe adrenalina. Nëse një fëmijë është në një gjendje të acaruar dhe ju i bërtisni, nuk bëni asgjë tjetër përveçse rrisni edhe më shumë sasinë e këtyre substancave duke përkeqësuar situatën. Pra ju jeni kështu duke i hedhur benzinë zjarrit, ndërkohë që nevojitet uji, ai do të qetësonte gjithçka!

Nëse fëmija është duke bërë diçka të gabuar në vend që t’i bërtisni “mjaaaaft”, provoni t’i thoni në mënyrë direkte, të qartë, të prerë dhe të qetë “të thashë mjaft”,pra pa bertitur ! Mesazhi perceptohet nga fëmija me më shumë efikasitet sepse ai e kupton që ju jeni të sigurt në atë që jeni duke thënë dhe nuk keni nevojë të ngrini zërin për t’ja komunikuar. Në këtë moment, substancat e inatit, zëvendësohen nga oksitocina, hormoni që sjell qetësi.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi