Si të silleni me të vegjëlit tuaj

Si të silleni me të vegjëlit tuaj
Të komunikosh me fëmijët dhe të përpiqesh t'i kuptosh ata është beteja që të gjithë prindërit duan ta fitojnë. Por sa është e mundur kjo? Si duhet të sillesh me të vegjëlit, në mënyrë që jo vetëm t'i kuptosh ata por t'i bësh të ndihen të vlerësuar dhe kështu ata të shfaqin lirshëm dëshirat, ndjenjat dhe sjelljet kundrejt të tjerëve. Ekspertët e moshave pediatrike japin 8 këshilla bazë për të gjithë prindërit, të cilat nëse nduiqen, bëjnë që të vegjëlit të kenë më shumë besim tek vetja e tyre.

Bini në nivel të fëmijës
Ekspertët sugjerojnë që prindërit gjithmonë duhet të flasin me fëmijën në nivelin e tij. Sipas tyre vogëlushët duhet gjithmonë ti përshtaten të rriturve dhe botës tyre, prandaj shpesh e kanë ndjenjën e mospërshtatshmërisë. Gjunjëzohuni ose uluni pranë tij që ta shikoni në sy, ndërsa po flisni me të. Në këtë mënyrë i jepni të kuptojë që jeni të interesuar për atë se çfarë ka për të thënë i vogli juaj.

Bëhuni natyralë
Fëmija nuk do t'ju kuptojë nëse flisni me shkurtoni, pra përpiqeni të imitoni mënyërn e të folurës së fëmijës. Përkundrazi. Ai do të mendojë që kjo mënyrë e të folurit është e drejtë dhe do të mundohet t'ju imitojë juve. Prandaj jeni sa më natyralë, ndërsa flisni me vogëlushin tuaj. Nuk keni nevojë që me dyvjeçarin tuaj të flisni sikur të ishte foshnje. Nëse ekzagjeroni gjestet tuaja dhe ngrini zërin, fëmija sigurisht që do të ju imitojë dhe do të mendojë që ky lloj i të folurit është normal.

Bëhuni të durueshëm
Bëhuni të durueshëm, sepse fëmijët e vegjël ndoshta nuk munden që të tregojnë aq shpejt se çfarë mendojnë, çfarë duan apo çfarë ndjejnë sikurse të rriturit. Shpesh ndodh që fëmijët të belbëzojnë kur dëshirojnë që të thonë diçka shpejt, për këtë i thoni me qetësi dhe me durim që të flasë më ngadalë, sepse keni mjaft kohë që ta dëgjoni.

Gjeni kohë për fëmijën tuaj
Gjithmonë gjeni kohë që ta dëgjoni fëmijën tuaj kur dëshiron të ju tregojë diçka, madje edhe nëse jeni në punë, e cila, mund të presë natyrisht. Kur e dëgjoni fëmijën me interesim, e stimuloni të shprehë mendimet dhe idetë e tij. Gjithashtu, mund të mësoni shumë gjëra se si e shikon botën fëmija juaj dhe tiparet që e mbizotërojnë atë, gjë që mund t'ju ndihmojë në edukimin e tij.

Mundohuni ta kuptoni fëmijën tuaj
Ndonjëherë do ta keni të vështirë për të kuptuar se çfarë dëshiron t'ju tregojë fëmija, sidomos kur sapo ka filluar të flasë. Është e rëndësishme që t'i bëni të ditur të vogëlit tuaj që jeni të interesuar të dini se çfarë po ju tregon, por që ju nuk po e kuptoni. Nëse iu shpjegon me duar apo ju tregon se çfarë dëshiron, përsëritini disa herë emrin e objektit që dëshiron, para se ti plotësoni dëshirën.

Mësoni të dëgjoni fëmijën tuaj
Fjalët dhe reagimet janë shumë të rëndësishme, prandaj mos reagoni me nënqeshje për dëshirat apo bëmat e fëmijës por mundohuni ti kuptoni. Edhe nëse ju duket që ajo që po ju tregon fëmija është pa rëndësi apo pa kuptim, mësoni ta dëgjoni, sepse në mesin e shumë informacioneve mund të fshihet ndonjë shumë e rëndësishme.

Vëzhgoni fëmijën si sillet me fëmijët tjerë
Vëzhgoni fëmijën se si komunikon me fëmijët tjerë. Asnjëherë mos e ndërpritni bisedën e tyre (vetëm nëse vjen puna deri te konflikti), ndërsa nëse vëreni që fëmija nuk di të thotë ndonjë fjali apo ka belbëzuar, mundohuni që më vonë në shtëpi ta përmirësoni.

Dëgjoni mendimin e fëmijës tuaj

Fillimisht pyeteni për mendimin, se çfarë dëshiron të hajë, me çfarë të luajë, ndërsa më vonë filloni e flisni për ndjenjat. Sigurisht në fillim nuk do t'i kuptojë fjalët, por do t'i ndjejë mirë emocionet, prandaj nuk do të befasoheni se sa mirë e kupton ndjenjën pozitive dhe negative. Në këtë mënyrë fëmija, që i vogël mësohet të shprehë se çfarë ndjen dhe të mos turpërohet nga kjo gjë.

Shkrimi u publikua në suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com(print), 20 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital