Si të ushqehemi shëndetshëm
ja ushqimet që duhet të konsumojmë

Si të ushqehemi shëndetshëm<br />ja ushqimet që duhet të konsumojmë<br>
Harrojini çokollatat apo pijet energjike të cilat nuk bëjnë gjë tjetër veç së ju shtojnë në peshë por edhe janë të pashëndetshme dhe rrezikoheni nga sëmundjet e ndryshme si diabeti apo sëmundjet e zemrës.

Konsumoni sa më shumë  ushqime të shëndetshme dhe bio rë cilat mund të rrisin energjinë e trupit tuaj pa iu shëndoshur.

Perimet, agrumet dhe zarzavatet janë disa prej ushqimeve që mund të shtojnë energjinë e trupit tuaj duke ruajtur linjat por duke pasur edhe më pak mundësi të prekeni nga sëmundje të ndryshme.

Arrorët- Janë ndër ushqimet më të pasura me proteina dhe rrisin energjinë trupore pa rritur peshën e trupit tuaj.

Jogurt- Kosi i frutave ose kosi natyral kanë vlera të larta ushqimore dhe i bëjnë mirë lëkurës, sidomos kosi natyror.

Salmoni- Është një ndër ushqimet me përmbajtjen më të lartë të omega-3 i cili ul kolesterolin dhe lufton sëmundjet e zemrës. Gjithashtu iu jep shumë energji.

Kërpudhat- Një racion me kërpudha iu oforn gjysmën e sasisë së hekurit që i nevojitet trupit tuaj, përpiquni të mos ia ndani tavolinës suaj.

Spinaqi- Është i pasur me hekur, magnez dhe kalcium. Mund ta gatuani të zjerë apo sallatë.

Kunguj dhe fara luledielli- Janë të pasura me magnez. Ndihmojnë në forcimin e kockave dhe në relaksimin e muskujve.

Patatet- Përmbajnë hekur, karbohidrate, proteina të shumta, vitaminë C dhe D. Kot nuk quhen edhe “buke dhe gjellë” nga populli.

Uji- Megjithëse mund të duket si një shprehje tepër e rëndomte pa ujë s’ka jetë. Transporton oksigjenin në qeliza si dhe ul lodhjen.

Zarzavate të freskëta- Është thënë shpesh që zarzavatet dhe dietat mesdhetare janë idealet për shëndetin. Përpiquni të mos mungojë domatja, kastraveci apo specat nga tavolina tuaj.

Vezët- Dikur konsideroheshin të tepërta vezët sidomos nëse haje më shumë se 1 në ditë, por gjërat kan ndryshuar. Sa më shumë vezë të hani aq më shumë proteina dhe vitamina dom të merrni.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato