Si të zgjoni ballkonin
tuaj në pranverë!

Si të zgjoni ballkonin <br />tuaj në pranverë!
Me ardhjen e pranverës ditët zgjaten, temperaturat zbuten dhe lulet e ballkonit të shtëpisë kanë nevojë më shumë për kujdesin. Ja disa hapa për të kontrolluar shëndetin e bimëve tuaja duke i përgatitur për stinën e bukur dhe të nxehtë:
- Kujdes nga dielli e parë!
Sapo të ngrohet koha, nxirrini bimët në ballkon, por mos i vini menjëherë në rrezet e diellit. Mbajini larg korrenteve të ajrit.
- Pastrojini!
Hiqini gjethet e thara, shkurtoni degët e çrregullta për tu hapur vend sytheve të reja. Pastaj shkrifëtoni sipërfaqen e dheut që të largoni mykun që zënë zakonisht vazot.
- Eliminoni parazitët!
Kontrolloni nëse fidanët apo gjethet kanë parazitë. Largojini ato duke përdorur solucione të ndryshme. Gjethet me njolla nga parazitët këputini!
- Provoni rimbjelljen!
Pranvera është stina e duhur për rimbjellje. Nëse shikoni se rrënjët e bimës suaj kanë dalë nga vazo dhe duhet ta zhvendosni në një vazo tjetër, kjo është koha e duhur për rimbjellje pa rrezikuar tharjen e bimës.
- Zgjidhni vazon e duhur!
Një vazo betoni është tepër e rëndë, një vazo prej qeramike është më e shëndetshme për bimën, megjithatë, është e brishta e rëndë dhe mjaft e shtrenjtë. Ndërsa vazot plastike: janë të lira, mbajnë sasi më të madhe të ujit, pastrohen lehtë e nuk janë të rënda.
- Plehëroni tokën! Bimët rriten mirë nëse e blini plehun në dyqanet e luleve, pasi ai nuk ka baktere të dëmshme. Përdorni pleh universal për bimët kaktus, të gjelbërta ose me lule, ndërsa për bimë si orkidea duhet pleh specifik.
– Ujitni saktë!
Përdorni gjithmonë ujë të ndenjur e me temperaturë ambjenti për të shmangur klorin, Uji i shiut është akoma më i mirë. Kujdes të mos spërkatni gjethet pasi një pikë ujë mbi të, amplifikon dritën e diellit duke i djegur.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Imazhet e para nga dronët Bayraktar, Peleshi: Rrisim ndjeshëm aftësitë tona të mbikqyrjes dhe sigurisë

Imazhet e para nga dronët Bayraktar, Peleshi: Rrisim ndjeshëm aftësitë tona të mbikqyrjes dhe sigurisë