Si t'i mësojmë fëmijët
të hanë perime

Si t'i mësojmë fëmijët <br />të hanë perime
Ashtu si të rriturit edhe foshnjat kanë shijet e tyre dhe preferencat e tyre ushqimore. Nëse fëmija refuzon të hajë perime, mos u frikësoni! Mund të ndodhë që fëmijës të mos i pëlqejnë këto ushqime, gjë që nuk është shqetësuese! Megjithatë, është e rëndësishme që ai të hajë perime, kështu që duhet gjetur strategjia e duhur për një gjë të tillë! Çfarë duhet bërë për ta nxitur fëmijën që të hajë perime?

- I jepni për të provuar disa lloje perimesh: nuk është e mundur që fëmija t’i urrejë të gjitha, kështu që ju këshillojmë që t’i jepni për të provuar disa lloje perimesh për të kuptuar më mirë shijet e tij.

- Gatuani gjellë me perime në shtëpi: ndoshta fëmijës nuk i pëlqen shija e konservave kështu që është mirë të hajë gatime me perime të freskëta.

- Ndryshoni mënyrën e paraqitjes së perimeve: nuk janë perimet në vetvete që nuk i pëlqejnë fëmijës, por forma në të cilën ato i jepen. Duhet të përpiqeni për të ndryshuar formën duke ia dhënë perimet në lëng, supë, pure apo copa të vogla.

- Perimet mund t’i përzjeni me ushqime të tjera që i pëlqejnë fëmijës, si për shëmbull me pak mish.

Gabimet që duhen shmangur:
- Nuk duhet të detyrohen fëmijët për të ngënë perime që nuk u pëlqejnë: një gjë e tillë do t’i traumatizonte duke i bërë që ta nxjerrin ushqimin me të vjellë.

- Nuk duhet të lihen fëmijët pa perime: perimet janë thelbësore për zhvillimin e tyre, kështu që nuk mund të hiqen nga ushqimi i tyre i përditshëm.

- Fëmijëve nuk duhet t’u jepen perime tepër shpesh apo tepër rrallë.

http://recetagatimit.com/lemza-tek-femijet/Sëmundja

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren