Si t'i ushqeni fëmijët
pas ditëlindjes së parë

Si t'i ushqeni fëmijët <br />pas ditëlindjes së parë
Me ditëlindjen e parë përfundon edhe epopeja e madhe e kalimit në ushqim të fortë. Përfundon edhe faza e të mësuarit e shijes dhe aromës, dhe fëmija tani di praktikisht të gjitha grupet e gjërave ushqimore. Tani fillon periudha e ashtuquajtur “përsosmërisë”, pas të cilës do të përforcohen shprehitë e mira dhe të shëndosha por edhe të shfaqjes së preferencave. Tani është e nevojshme të keni kujdes në kualitet të gjërave ushqimore.

Në praktikë kjo nënkupton përparësinë e gjërave ushqimore të cilat janë të mira për rritje dhe zhvillim të fëmijës, dhe njëkohësisht edhe të sigurta (pa aditivë dhe toksina). Këto substanca, organizmi i fëmijës ende nuk është në gjendje ti eliminojë, prandaj ato lehtë mund të grumbullohen dhe të ndikojnë negativisht në shëndet dhe në zhvillim të fëmijës.

RREGULLONI VAKTET

Me disa muaj, fëmija juaj ka mësuar të përshtatet ndaj ushqimit  në katër vakte: mëngjes, drekë, zëmër, dhe darkë. Kjo renditje do mbetet dhe me kohë do të forcohet duke kaluar në shprehi. Por, egzistojnë disa situata, të cilat do të ju bëjnë që të ndryshoni diçka.

Fëmija është i uritur gjatë ditës. Ka mundësi që, nevojat e tij për energji nuk janë të kënaqshme me vaktet kryesore. Gabimin që duhet shmangur në këtë rast është që ti ofroni ushqim jashtë vakti në mënyrë që ai të qetësohet dhe të mbushë barkun.

Shmangni ëmbëlsirat dhe vaktet e vogla, elementet kalorike me vlera të ulëta ushqimore: do qetësojë urinë, por kur të ulet në tryezë nuk do të ketë oreks, dhe kur ta ketë më vonë, do prish secilin ritëm në ushqim të tij. Më mirë është që të shikoni menunë dhe ti balanconi jo vetëm shujtat kryesore por edhe mëngjesin e zëmrën: ofrojini gjëra ushqimore me të vërtetë ushqyese por që treten lehtë psh. qumësht me biskota të fëmijëve, kos, kos frutash, lëngje frutash…

Oreksi i zvogëluar, është paraqitje normale, sidomos gjatë vitit të dytë të jetës, ku rritja është më e ngadalësuar në raport me 12 muajt e parë. Por, shumë nëna në vend që të përshtaten me raportin e kohës kur është fëmija i uritur ato përdorin secilën mundësi të ju japin nga ndonjë kafshatë. Kjo është një mënyrë që ti bëni llojllojshmëri ushqimit me qëllim dhe të filloni betejën e pafund me ushqim, por e cila mund ta përkeqësojë situatën dhe refuzimi i tij do ta bëjë atë edhe më të lodhshme.

Përjashtimi. Ka fëmijë të vegjël të cilët kanë nevojë të ndjehen të ngopur, zakonisht fëmijët e hollë, qe duken pothuajse te brishtë. Ushqimi është zakonisht gjëja e fundit që ata mund të mendojnë, dhe i pari në mendjen e nënës së tyre. Në vend që të mundoheni ti ngopni me vakte, më mirë përshtatuni oreksit të tyre të vogël, kafshatëza të shpeshta dhe të baraspeshuara.

USHQIMI I SHUMËLLOJSHËM

Këtë e keni bërë tashmë duke i ofruar pastat e tij të para. Tani më nuk ju mbetet asgjë tjetër përveç se të vazhdoni, duke i zëvendësuar ushqimin e parë me oriz. Në fillim aty janë vetëm mishi dhe peshku, ndërsa më vonë shtohen perimet, secilën herë më pak të bluara. Në këtë mënyrë i siguroni konsumim konstant të fijeve bimore, të cilat në vete nuk janë aq ushqyese por rregullojnë stomakun si dhe tretjen.

Pas vitit të parë të jetës, fëmijës do ti pëlqejë ky shkallëzim në një vakt, ndërsa ju mundohuni që në pjatën e tij të gjenden përbërës të cilët asimilohen lehtë. Për shembull, nëse e preni peshkun ashpër apo mishin, asimilimi do të jetë më i vështirë. Për këtë qëllim, ato mund të jenë të dobishme në blerjen e puresë përshtatur posaçërisht për këtë moshë, me copa të prera imët të mishit.

NDRYSHONI GJËRAT USHQIMORE

Monotonia është armik i oreksit  dhe i shëndetit të mirë. Keni kaluar muaj të tërë duke e njohur fëmijen tuaj me lloje të ndryshme ushqimesh dhe keni rrezikuar për të shijuar përpjekjet e tuaja. Mos harroni kurreshtjen e fëmijës në lidhje me ushqimin.

Prandaj, mënyra më e thjeshtë dhe më e sigurtë për të siguruar një sasi të mjaftueshme të substancave ushqyese është që fëmijës të mund ti ofroni një zgjedhje më të gjerë, dhe kombinime të përshtatshme të ushqimeve të ndryshme.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi