Mbani frigoriferin dhe raftet e mbushura me ushqime të shëndetshme
Një nga mënyrat më të duhura për t’i shtyrë fëmijët ta bëjnë zakon ushqimin e shëndetshëm është të limitoni ushqimet e procesuara në frigorifer. Në vend qe të mbushni kuzhinën me çipsa ose ushqime te tjera reduktojini ato.
Lejoni fëmijët të shijojnë mënyrën e përgatitjes së ushqimit
Një metodë tjetër për ta ndezur dëshirën e fëmijëve për t’u interesuar në ushqim të shëndetshëm është t’i përfshishë edhe ata në përgatitjen e ushqimit. Jepuni atyre detyra që u përshtaten moshës se tyre: duart e vogla mund të grimcojnë sallatën e gjelbër ose të përziejnë përbërësit përshembull.
Mos i bezdisni ata me zakonet e ngrënies
Bëjeni ngrënien e ushqimit të shëndetshëm një eksperiencë të dashur për ta, që fëmija ta zhvilloj si një rutinë. Nëse fëmija juaj po bën një përzgjedhje të pashëndetshme, gjithmonë propozojini një alternativë tjetër të shëndetshme. Kur bëjnë zgjedhjen e duhur, lavdërojini.
Bëjini ata të hanë me orar
Fëmijët kur janë të uritur, hanë çfarëdo dhe gjithçka qe ju kap dora. Frenoni këto dëshira duke i ushqyer me orarë.
Le t’i shijojnë ndonjëherë edhe ëmbëlsirat
Ndalimi i ëmbëlsirave dhe sheqerërave mund të shkaktojë dëshirë edhe më të madhe tek fëmijët. Nëse fëmijët po hanë ushqim që ndihmon trupat dhe trurin e tyre të rriten, ju mund të lejoni që ata të hanë edhe ëmbëlsira.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












