TIRANË - Fëmijë të lumtur quhen ata fëmijë të cilët e shijojnë jetën, janë të ndjeshëm ndaj ngjarjeve dhe krijesave përreth, zotërojnë një komunikim të mírë me bashkëmoshatarët e tyre, shprehin në mënyrë të drejtë mendimet dhe ndjenjat e tyre, janë të suksesshëm në marrëdhëniet me të rriturit.
Nuk mërziten përballë ngritjeve dhe zbritjeve të jetës, janë të vendosur dhe pasqyrojnë alternativa të ndryshme zgjidhjeje për një çështe.
Formula e rritjes së një fëmije të lumtur fillon që në shtatzëni dhe zgjatet deri në periudhën e adoleshencës.
Prindër ja disa pika ku mund të mbështeteni për rritjen e fëmijëve të lumtur:
- Duhet të vendosni një lidhje të fortë me fëmijën që në momentin kur lind. Ajo lidhje fillon të formohet kur ju e merrni në krahë, flisni, e shikoni në sy. Ju mund t’ia tregoni dashurinë tuaj duke e marrë shpesh ne krahë.
- Rruga më e lehtë e Ilumturimit të një fëmije është të luash me të. Loja nuk është e thënë të ketë një objektiv. E rëndëshme është të kaloni kohën bashkë.
- Dhënia e mundësisë së zgjedhjes në tema të përshtatshme për moshën e tyre do të rrisë vetëbesimin etyre.
- Tregohuni të kujdesshëm që lavdërimet t’i bëni në kohën e duhur.
- Mos kaloni kohën bashkë vetëm për bërjen e detyrave, por edhe për zbavitie (si p.sh të shihni një film bashkë, të gatuani bashkë, të peshkoni, të shëtisni etj).
Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.07.2013
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com