Kur kupton që ai person nuk ishte i duhuri, por ka lënë gjurmë të thellë në jetën tonë, atëherë ka disa mënyra për ta harruar. Por, jo plotësisht sipas psikologes Orjola Pampuri, e cila në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” në A1 Report, tha se nuk mund ta harrojmë atë 100 për qind sepse situatat e rëndësishme ngelen në subkoshiencën tonë, në atë që quhet kujtesë afatgjatë.
“Ato mbeten diku të fshehta tek ne dhe në momentin e parë që ne duhet të kujtojmë diçka nga ajo situatë ato vijnë tek ne”.
Por, si mund ta heqim dikë nga mëndja në qoftë se kujtimi i tij na bën të ndihemi keq?
Për këtë psikologia Pampuri thotë “Në qoftë se nuk do të frekuentojmë situata dhe objekte të caktuara atëherë ne nuk do t`i nxisim mendimet për të. Pra, të mundohemi të mos ndjekim të njëjtat hapa, të ndryshojmë rrugë”.
Edhe shoqëria jonë shpesh vepron si psikolog. Ajo mundohet të na ndihmojë për të harruar duke mos na i kujtuar atë person që sdo e donim më në jetën tuaj.
Orjola Pampuri thotë: “Duhet të anashkalojmë bisedat për të. Jo tërë jetën mund të na prek. Vjen një moment që ti e ke shkëputur mendjen nga ky person duke u përqëndruar tek dikush tjetër. Mund të të rikujtohet por nuk të ngjall të njëjtat emocione që të ka ngjallur më parë.
Nuk po them që s`duhet të kujtojmë gjithçka. Por, deri në momentin që ai mund të të prek ndjenjat. Në momentin që nuk na prek, atëherë mund të flasim për të me shoqërinë”.
Këshilla e psikologes Orjola Pampuri për dashuritë e humbura dhe dëshirën për të mundur t`a harrojnë atë janë:
“Në qoftë se kemi humbur një dashuri që ka lënë gjurmë duhet të merremi me diçka tjetër. Pse jo të gjejmë një person dhe një vend tjetër.
Diçka që nuk e kemi gjetur te një dashuri e humbur dhe të merremi me një aktivitet fizik apo me punë. Marrëdhëniet e shpeshta sociale na ndihmojnë të harrojmë një dashuri të humbur”.
Për të mos kujtuar situata, persona apo ngjarje që kanë lënë gjurmë në jetën tonë mund t`ja dalim duke i evituar, por në subkoshiencën tonë ato ngelen thotë psikologia.
“Në subkoshiencën tonë ngelen të gjitha informacionet që ne jemi menduar mos t`i mendojmë. Në momentin që duhet t`i mendojmë ato rikthehet përsëri", përfundoi psikologia Pampuri. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)