Si ta kuptosh që ai (ajo) meriton edhe një shans të dytë

Si ta kuptosh që ai (ajo) meriton edhe një shans të dytë

Ok, i ke dhënë fund, tani je e qetë. Por – zakonsisht të ndodh kur je vetëm me mendimet e tua - të vijnë në mendje momente nga vendet ku keni kaluar bashkë apo shikon një bluzë që ai mund ta ketë harruar në shtëpinë tënde, dëgjon një këngë të pëlqyer të tij dhe për një kohë që nuk e di sa zgjat, mendja të rri vetëm atje. Është krejt e natyrshme për të gjithë të analizojmë pa fund situatat. Do të doje t’i kishe edhe një herë mometet e bukura që ke kaluar me të (duke marrë në konsideratë edhe ato më pak të bukura – më të këqijat sipas mendjes sate) dhe fillon e pyet veten: “Bëra ndonjë gabim? Mos i dhashë fund shumë shpejt? A mund ta provojmë edhe një herë?

Askush nuk të thotë që çdo djalë me të cilin je shoqëruar meriton një shans të dytë, por ky mund të jetë rasti i jetës, të cilin, nëse e do vërtet me zemër, duhet të vendosësh edhe kush duhet ta japë shansin e dytë. Nëse akoma po pyet veten për këtë gjë, më poshtë janë disa shenja që të tregojnë se duhet t’i japësh edhe një shans të dytë (shpresojmë që kjo ndjesi të jetë e përbashkët).

Analizon shumë çdo situatë

Edhe pse marrëdhënia ka marrë fund, ti nuk resht së menduari se si shkoi gjithçka aq keq, rishikon çdo mesazh, analizon çdo argument, çfarë bëri ai gabim dhe si i hodhe poshtë të gjitha. Ndoshta, thjeshtë ndoshta, nëse do të ishe pak më e duruar, ju do të ishit akoma bashkë.

Nuk pushon së foluri për të

Të gjitha mikeshat e tua e dinë shumë mirë që sa herë do të ulesh me to, ngado të vërtitet biseda, është e pamundur të mos shkojë tek ai. Nuk pushon së treguari për të dhe e gjen gjithmonë lidhjen për ta bërë pjesë të bisedës.

Shoqet të rekomandojnë të kthehesh

Hmm, nëse ti je ende me pikëpyetje, kjo gjendje bëhet edhe më e veshtirë nëse në lojë futen edhe shoqet, të cilat vijojnë të thonë të njëjtën gjë" “si u ndatë ju të dy, pse nuk i jepni njëri-tjetrit edhe një shans?”

Fotografitë me të janë gjithandej

Në çdo kënd të shtëpisë, në tavolinën e zyrës, në ekranin e kompjuterit. Nëse nuk i ke ndryshuar akoma fotot, është e qartë që nuk je akoma gati për të thënë “lamtumirë”

Vijon komunikimin me të në rrjetet sociale

Në Facebook-un e tij ke njëlloj akses si edhe më parë, madje tani edhe më tepër për të ditur çfarë bën kur nuk është me ty, por sidomos kontrollon çdo ndryshim që mund të ketë bërë me statusin civil.

Vazhdon t’u flasësh edhe familjarëve apo miqve të tij në rrjetet sociale

Nëse ishi nuk ka postuar asgjë të re në FB, Twitter apo Instagram, mendja të shkon të pyesësh të gjithë rrethin e tij të ngushtë. Kështu, hapi i radhës është të mësosh nga të afërmit.

Bluza që ka harruar në shtëpi është këmisha e preferuar e natës

Ka një aromë shumë të mirë. Është fiks si ai kur ishte në krahun tënd.

Nuk e ke ndryshuar statusin në FB

Është shumë e vështirë për dikë të kalojë nga “in a relationship” në “single,” kështu që të gjithë do e dinë që ti vazhdon të jesh në një marrëdhënie. Por kështu i lë edhe atij të kuptojë se ka akoma shanse.

Numri i tij është akoma #1 në listën e kontakteve

Për shumë arsye, ti nuk mund ta fshish numrin, por as ta zhvendosësh nga lista e kontakteve./Class

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë