Si ta ushqeni fëmijën shëndetshëm

Si ta ushqeni fëmijën shëndetshëm
Ushqimi i shpejtë apo fast-food-i është bërë pjesë e jetës në vitet e fundit, duke e bërë edhe më të vështirë të mësuarit e fëmijës më të ngrënit ushqim të shëndetshëm. Ushqimet të cilat janë të lira dhe përgatiten shumë shpejt, faktikisht janë më të pashëndetshmet. Nëse do i ofronit fëmijes tuaj që të zgjidhte mes ushqimit të shëndetshëm dhe atij jo të shëndetshem, me siguri nuk do të ju pëlqente rezultati. Por, nuk është e pamundur që ta bëni fëmijën tuaj që të mos e pëlqejë ushqimin e shëndetëshem.

Ekzistojnë shumë mënyra që ta bëni fëmijen ta pelqejë atë ose të paktën të pëlqejë disa nga ushqimet e shëndetëshme. Ju mund të jeni kreativ aq sa ju dëshironi, mirëpo ta bëni fëmijen tuaj ta dëshirojë ushqimin e shëndetshem është paksa e vështirë. Por ja disa këshilla që mund tiu ndihmojnë që fëmijët tuaj të pëlqejnë ushqimin e shëndetshëm.

Tregoji fëmijës për ushqimin e shëndetshem. Është shumë e rëndësishme nëse fëmija juaj arrin ta kuptojë rëndësinë e frutave dhe perimeve, por kjo jo gjithmonë është e mundur. Nëse keni problem që ta bëni fëmijen tuaj që të konsumojë ushqim të shëndetëshem, atëherë egzistojnë disa mënyra që ta bëjnë ata të konsumojë ushqimin e shëndetshem, si p.sh duke u bërë atyre pica me spinaq.

Përdor emra qesharak dhe argëtues për frutat dhe perimet. P.sh brokolin mund ta quani në emër të ndonjë peme interesante në mënyrë që ta bëni fëmijen tuaj të ushqehet me ta. Egzistojnë shumë emra interesant dhe qesharakë që mund tu vihen frutave dhe perimeve, ju edhe vetë mund të krijoni emra qesharakë, ose të kartonave të preferuar të fëmijëve, për ti quajtur ato. Shumica e fëmijeve preferojnë që të ushqehen me ushqime që tingëllojnë qesharakë dhe argëtues për ta.

Bëji ushqimet të shijshme. Egzistojnë shumë kombinime që bëjnë që  perimet të jenë më të shijshme pas përgatitjes. Ju mund ta lejoni fëmijen tuaj që vetë të zgjedhë perimet të cilat ai dëshiron ti konsumojë, edhe në qoftëse juve nuk do ju pëlqej zgjedhja e tij. Në këtë mënyrë gradualisht do ta bëni që fëmija juaj të ushqehet shëndetëshem.

Egzistojnë edhe shumë mënyra tjera që ta bëni fëmijen tuaj të ushqehet shëndetëshem, por që ta bëni fëmijen tuaj ta shijojë ushqimin e shëndetëshme është e rekomandueshme që të ushqyerit të jetë argëtues. Duke e ushqyer fëmijen në këtë mënyrë do të ndihmojë në zhvillimin e fëmijës suaj.

TENDENCA

Po rritet numri I fëmijëve anoreksikë


Numri i fëmijëve që vuajnë nga anoreksia, apo ndonjë tjetër lloj i çrregullimit në të ushqyer, sipas ekspertëve britanikë, është rritur në masë të madhe gjatë këtyre viteve të fundit. Numri i pacientëve më të rinj se dhjetë vjeç pothuajse është trefishuar. Ajo që është edhe më shumë brengosëse është fakti se shumica e numrit të këtyre personave që vuajnë nga anoreksia janë të moshës së re, në fakt 2.290 pacientë të pranuar në spitalin e Londrës, nga periudha kohore qershor 2011 – qershor 2012, ishin nën moshën njëzet vjeçe. Sipas ekspertëve, te fëmijët që vuajnë nga anoreksia ndikon fotografia apo mendimi i tyre i vrazhdë që kanë për veten e tyre. Fëmijët e moshës dhjetë vjeçe kanë theksuar se dëshirojnë të humbin në peshë vetëm e vetëm t’ju mundësohet t’i veshin xhinset e modeleve të fundit. Nga çrregullimet në ushqim nuk vuajnë vetëm fëmijët, por gjithashtu edhe të rriturit. Për fat të keq, ndihmë mjekësore marrin vetëm ata që janë në rrezik jete. Kohëzgjatja e qëndrimit të tyre në spital mund të zgjasë nga disa javë deri në gjashtë muaj.


Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi