Si të aplikoni për një vend
pune nëpërmjet internetit

Si të aplikoni për një vend<br />pune nëpërmjet internetit
Pasi keni investuar kohën bërjen perfekte të CV tuaj, aplikimet online mund t’ju duken sikur janë monotone dhe konsumuese të mëdha të kohës, por duke parë që shumë nga punëdhënësit e mëdhenj i favorizojnë ato, është koha që të filloni të mendoni se si mund t’i ato sa më shumë efiçente.

Format e aplikimeve për punë janë një mundësi shumë e mirë për të demonstruar aftësitë tuaja dhe pikat e forta përpara një punëdhënësi potencial.

Por për të lënë një përshtypje te punëdhënësit e mundshëm, këto janë shtat pika që duhet të përfshini në një aplikim për punë online.

Përshtatshmëria:
Kjo nuk duhet të jetë surprizë për ju, për është e lehtë të shpërqendrohesh kur shkruan CV prandaj përqendrohuni atu ku keni pikat më të forta. Kur i përgjigjeni pyetje, mendoni çdo pyetje si një mundësi për të shitur veten dhe të tregoni se ju jeni zgjedhja e duhur  për vendin e punës që synoni.

Eksperienca
Kur ju kërkohet të zgjeroni përgjigjet tuaja, jepni shembuj real të punës tuaj, në këtë mënyrë do t’i tregoni punëdhënësit se keni eksperiencë në fushën tuaj.

Përdorni vetëm fjalën unë kur përshkruani veprimet tuaja. Shmangni termat si “ne” ose “skuadra jonë”. Kjo gjë do të diferencojë kontributin tuaj nga ai i kolegëve tuaj dhe do të tregojë vlerën tuaj për pozicionin e punës që dëshironi.

Aftësitë
CV juaj padyshim që duhet të jetë e mbushur me shembuj të aftësive tuaj dhe këto aftësi duhet të transferohen patjetër në aplikimin tuaj për punë.

Jepni shembuj të aftësive tuaja dhe mos lini jashtë asnjë të rëndësishme. Sapo ta keni përfunduar plotësimin e formularit, printojeni atë dhe krahasojeni me CV tuaj. Sigurohuni që të gjitha aftësitë tuaja të jenë në të dhe ato më të rëndësishmet të jenë të shpjeguara me detaje, pasi do të jenë pikërisht këto aftësi që punëdhënësi juaj do të shikojnë me vëmendje.

Njohuritë
Njohuritë janë fuqi në vendin e punës dhe kjo është arsyeja se pse ju duhet t’i provoni aftësitë tuaja në aplikimin online. Përdorni përgjigjet tuaja për të demonstruar se si e përdorni njohurinë tuaj për përfitim të bashkëpunonjësve. Përdorni gjuhë dhe terminologji sa më të thjeshtë.

Vjetërsia në Punë
Vjetërsia në punë është një nga gjërat më të rëndësishme që punëdhënësit kërkojnë. Për të treguar eksperiencën tuaj në punë, përdorni një nga pyetjet për të demosturuar nivelin tuaj. Mund të përmendi përmasat e skuadrave që ju keni drejtuar, ose të jepni referenca të personave për të cilët keni punuar.

Rezultatet
Nuk duhet ta dërgoni kurrë CV tuaj pa dhënë shembuj të rezultateve që keni pasur në punën tuaj. Përpiquni të bëni një përmbledhje të rezultateve të punës tuaj, të cilat mund të lënë  mbresa te punëdhënësi juaj.
Një listë e përgjegjësive tuaj në puënë e mëparshme do të ishte shumë mirë. Përpiquni të jepni përgjigje të thjeshta.

Aftësitë komunikuese
Aftësi komunikuese me shkrim janë të kërkuara në shumicën e pozicioneve  të punës, kështu që është e rëndësishëm që ti tregoni ato në aplikimin tuaj. Mos thoni vetëm  “ Unë kam aftësi shumë të mira komunikuese” sepse të shumtë janë ata që do të shkruajnë të njëjtën gjë.

Fjali të mirë strukturuara në aplikimin tuaj do ti japin punëdhënësit  një ide të mirë se si ju do të komunikoni me kolegët.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë