Si të bëjmë "Selfie" më interesante 
pak rregulla që ju japin shumë "like"

Si të bëjmë pak rregulla që ju japin shumë "like"">
Nëse jeni pyetur se çfarë e bën një selfie të shkëlqyeshëm, duke falënderuar algoritmin e zgjuar tani e kemi përgjigjen .Sistemi ConvNet, të cilin e ka krijuar hulumtuesi Andrej Karpathy nga Stanfordi, ka analizuar dy milionë selfie për të zbuluar se cilët sigurojnë numrin më të madh të pëlqimeve (#LIKE)
 
Në bazë të analizës kompjuterike, Karpathy ka vërejtur disa rregulla për selfiet më të mirë:
 
1. Jini femër – femrat janë më mirë të renditura, e ndër 100 fotografitë më të mira janë vetëm ato të femrave
2. shfrytëzojeni dritën e prapavijës apo filtër – selfiet, të cilët kanë qenë me ngjyra të shpëlara, bardh-zi apo kanë pasur kornizë kanë mbledhur më shumë ‘like’
3. përpunoni fotografinë ashtu që ta preni pjesën e sipëme të ballit dhe fytyra juaj të jetë në një të tretën e fotografisë, e disa prej selfieve më të mirë janë lehtas të përkulur.
 
Softueri i Karpathyt është mësuar në dy milionë fotografi, për t’i zgjedhur ato 50.000 prej të cilave i ka selektuar 100 më të mirat. Interesante është se ndër to nuk ka asnjë mashkull.

Të selfiet e meshkujve rregullat janë ndryshe. Kështu kuadrat janë pak më të gjerë, e karakteristike janë edhe kornizat  ndër fotografitë më të mira. E rëndësishme është dhe stili i fotografisë. 

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor