“Si të mbajnë llogaritë për TVSH”, Tatimet sqarim për bizneset, përfshirë të voglat

“Si të mbajnë llogaritë për TVSH”, Tatimet sqarim për bizneset, përfshirë të voglat

Foto ilustruese

Tatimet kanë publikuar një material informues për biznesin lidhur me mbajtjen e regjistrave kontabile për qëllime tatimore.

Personat e tatueshëm, subjekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar apo të Tatimit mbi Fitimin, janë të detyruar të mbajnë llogari, regjistrime dhe regjistra për të gjitha ngjarjet dhe veprimet, që përfshijnë: furnizimet e kryera nga ana e tyre, furnizimet e marra prej tyre nga persona të tjerë, për të gjitha importet nga jashtë vendit dhe eksportet për jashtë vendit, në përputhje me dispozitat e Ligjit “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, dhe me aktet e tjera e nxjerra në zbatim të tij.

Për regjistrimin e veprimeve ekonomike e tregtare, që lidhen me detyrimet tatimore përdoren: Librat, regjistrat apo dokumentacioni, i përcaktuar në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, në ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, në ligjin për Akcizat, në ligje të tjera të veçanta tatimore dhe në aktet nënligjore në zbatim te tyre.

Regjistrimi i operacioneve ekonomike e tregtare të personit të tatueshëm në libra dhe regjistra bëhet në mënyrë kronologjike dhe sistematike. Këto regjistrime do të shërbejnë, si bazë për vetëvlerësimin dhe vetëdeklarimin e detyrimeve tatimore të personave të tatueshëm apo, kur është rasti, për përcaktimin e detyrimit tatimor të tyre.

Regjistrat dhe librat, nga ana e personave të tatueshëm, mund të mbahen edhe në formë elektronike. Regjistrat dhe librat e mbajtur në format elektronik duhet të garantojnë, në çdo kohë, një pasqyrim të plotë të veprimeve ekonomike dhe të të dhënave për tatimet.

Në këtë rast, personi i tatueshëm është i detyruar të lejojë hyrjen e administratës tatimore në çdo kompjuter, ku janë mbajtur librat dhe regjistrat.

Si regjistër për evidentimin e shitjeve me pakicë të kryera nga personat e tatueshëm shërbejnë: Edhe regjistrimet e bëra në memorien e pajisjes fiskale apo pajisjeve elektronike.

Qarkullimi ditor i memorizuar në këto pajisje, hidhet për çdo ditë, me një shifër të vetme në Librin e Shitjeve. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për shitjet me pakicë te dokumentuara me dëftesa tatimore. Totali i qarkullimit të realizuar sipas gjithë dëftesave tatimore të lëshuara gjatë një dite, hidhet me një shifër të vetme në Librin e Shitjeve.

Tatimpaguesit, subjekte të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për biznesin e vogël, për përllogaritjen e detyrimit tatimor, janë të detyruar të mbajnë :

Regjistra, libra dhe dokumente të tjera, si dhe të lëshojnë fatura tatimore, dëftesa tatimore dhe kuponë tatimorë, në përputhje me ligjin “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, dhe udhëzimin “Për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël”, në zbatim të tij. Këto regjistrime do të shërbejnë si bazë për vetëvlerësimin dhe vetëdeklarimin e detyrimeve tatimore të personave të tatueshëm apo, kur është rasti, për përcaktimin e detyrimit tatimor.

Për tatimpaguesit, subjekte të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, që janë të regjistruar në TVSH, libri i shitjeve dhe libri i blerjeve, të mbajtura për efekte të TVSH-së, shërbejnë si të tillë edhe për efekte të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël.(monitor)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja