Si të mbani nën kontroll diabetin? Nuk ju kishte shkuar mendja, por kura me lëngun e preshit… (VIDEO)

Është një nga sëmundjet më të përhapura në mbarë botën dhe dekadat e fundit nuk po ‘kursen’ as fëmijët. Mënyra e gabuar në stilin e jetesës dhe ushqyerje rrit mundësinë për t’u prekur nga kjo sëmundje. Edhe pse kjo sëmundje kurohet vetëm me ilaçe, ka disa ushqime specifike që e mbajnë në norma diabetin.

Agronomi Zef Gjeta na njeh në “Rreze Dielli” me një kurë mjaft interesante. Në përbërje kjo kurë ka preshin dhe ujin, e rekomandohet të konsumohet për 3 muaj.

Mund të marrim edhe një presh përshembull, pasi pastrohet ndahet në rriska. Merrët një enë ku hidhet 1 litër ujë dhe lihet për 24 orë në ujë. Më pas e pini sa herë t’ju marrë etja. Nuk ka nevojë për t’u zier, thjesht lihet që të rrijë në ujë. E mira është që kura të zgjasë 3 muaj. Kjo nuk krijon një erë të keqe në gojë kur e konsumoni. Por megjithatë kjo nuk e heq sëmundjen. Kjo është një kurë që për aq sa konsumohet ul parametrat e sëmundjes dhe e mban nën kontroll." thotë eksperti. 

Agronomi Zef Gjeta thotë se çajrat më të përdorur janë të borzilokut, me gjethe dafinës dhe me gjethe ulliri, të cilat nëse konsumohen pa sheqer, mbajnë në norma sëmundjen.  

Ai rekomandon që njerëzit me diabet të hanë 6-8 vakte, duke reduktuar për çdo vakt sasinë e ushqimit!

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës