Si të punojme me ndjenjën e fajit?

Si të punojme me ndjenjën e fajit?

Shpesh, ju përfundoni duke bërë gjëra që mund të ju bëjnë të ndjeni emocione të mëdha për një periudhë të gjatë kohore. Një emocion i tillë – ndjenja e fajit – është veprim i orientuar në natyrë. Shpesh iu detyron të bëni ndryshime të shëndetshme për të mos bërë përsëri të njëjtat gabime.

“Faji mund të shërbejë si një busull moral i vlefshëm, duke ju inkurajuar të ndryshoni diçka në jetën tuaj. Megjithatë, faji i tepruar ose irracional mund të jetë i dëmshëm, duke çuar në vetëdyshim dhe shqetësim emocional. Të kuptuarit e natyrës së fajit, ndikimet e tij kulturore dhe shoqërore, dhe roli i tij në formësimin e sjelljes dhe marrëdhënieve është vendimtar në lundrimin e këtij emocioni të ndërlikuar”, u shpreh psikologia Israa Nasir.

Njihni ndjenjën

Në vend që të qëndroni larg atij emocioni, duhet ta përqafoni atë dhe të ndërgjegjësoheni për të. Duke e ditur se ndiheni fajtorë dhe se mund ta njihni atë emocion, është hapi i parë drejt adresimit të tij. Duhet të jemi në gjendje të bëjmë dallime të qarta midis ndjenjës së fajit dhe ndjenjës së turpit.

Shqyrtoni ndjenjën e fajit

Shpesh, emocionet e forta janë mesazhe që mendja po përpiqet të iu tregojë. Faji mund të ndodhë kur ju përfundoni duke bërë gjëra që janë në kundërshtim me vlerat dhe besimet që keni. Duhet të shqyrtoni fajin dhe të përpiqeni të gërmoni më thellë për të gjetur shkakun rrënjësor të tij, dhe nëse ka ndodhur për shkak të gjërave që keni bërë, të cilat nuk janë në përputhje me sistemin tuaj të vlerave dhe besimit.

Bëni ndryshime

Ju duhet të bëni ndryshime në zgjedhjet për të kryer veprime që janë më në përputhje me sistemin tuaj të vlerave. Ju gjithashtu duhet të përpiqeni të kanalizoni fajin në veprime konstruktive që mund të iu bëjnë të ndiheni më mirë. Të kërkoni falje, të bëni biseda të vështira ose të dilni nga zona e rehatisë, janë disa nga ndryshimet që mund të iu duhet të bëni për të trajtuar fajin.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon Manja: Akt burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon Manja: Akt burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë