Si të përgatisni në shtëpi biskotat e tiramisusë, njëlloj si në vitrinën e pastiçerisë

Si të përgatisni në shtëpi biskotat e tiramisusë, njëlloj si në vitrinën e pastiçerisë

Biskotat e tiramisusë

Biskotat kanë qenë dhe do të mbeten një ndër ushqimet të cilat jo lehtë mund ti shmangemi. Me kripë, pa kripë, çokollatë apo me shije frutash, biskotat kanë fuqinë të na bëjnë për vete. Por sot, do të ndalemi te biskotat e tiramisusë. E dinit që edhe ato mund t’i përgatisnit shumë lehtë në shtëpitë tuaja? Ja një recetë efikase për të bërë një embëlsirë 100% bio.

Përbërësit:

  • 4 të verdha vezësh,
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • Treçerek filxhan çaji sheqer
  • Një majë luge çaji kripë
  • 4 të bardha vezësh,
  • Treçerek filxhan çaji sheqer
  • Treçerek filxhan çaji miell shumë-përdorimësh.

Përgatitja:

Ndizeni furrën në 180 C. Merrni një tepsi dhe lyejeni me pak yndyrë dhe më pas me pak miell dhe lëreni mënjanë. Në një enë tjetër përzieni të verdhat e vezëve, sheqerin dhe vaniljen, deri sa ngjyra e masës të jetë e çelët dhe e zbardhur. Në një enë tjetër rrihni të bardhat e vezëve deri sa të formohet një masë e lehtë pupël, e bardhë dhe kremoze. Gradualisht shtoni kripën dhe sheqerin dhe vazhdoni me përzierjen e lehtë. Më pas ë bardhat e vezës shtrojini ngadalë mbi të verdhat. Përzieni shumë lehtë dhe butë në mënyrë që të biskotat të mos kenë shumë ajër.

Më pas shtoni ngadalë miellin shumë-përdorimësh dhe përzieni sërish lehtë dhe butë duke hequr me lugë çdo bulëzë ajri. Masën futeni në një qese pastiçerie dhe brumit jepuni formë të hollë drejtkëndore si ajo e gishtit.

Tepsinë futeni në furrë dhe lërini biskotat të piqen për rreth 12 minuta ose derisa të marrin një nuancë të artë në sipërfaqen e tyre. Pasi t’i keni hequr nga furra, lërini biskotat të ftohen dhe servirini menjëherë. Biskotat mund të ruhen edhe në një enë të mbyllur mirë me kapak në temperaturë ambienti.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetajn

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetajn