Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" në studion e “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për bronkitin tek fëmijët, duke qenë se kjo problematikë shëndetësore është më e zakonshme tek fëmijët se tek të rriturit, pasi sistemi imunitar i tyre është ende në zhvillim dhe ata kanë tendencë të kenë më shumë kontakte me viruse që shkaktojnë bronkitin. Çfarë është bronkiti, nga se shkaktohet, cilat janë simptomat të cilat duhet të shqetësojnë prindërit dhe së pari si mund të forcojmë imunitetin e fëmijëve dhe si mund të trajtojmë bronkitin me metoda natyrale.
“Bronkiti dhe bronkioliti te fëmijët shpesh zhvillohet pas një ftohjeje ose infeksioni viral. Shkaktari kryesor i bronkitit është virusi syncytial respirator, rhinovirus, adenovirus, parainfluenza, virusi i influenzës, rrallë shkaktohet nga bakteret” thekson Merja. Simptomat kryesore të bronkitit janë: kollë e thatë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje muskujsh, sidomos në kraharor, një fishkëllimë në kraharor si zhurmë maceje, rrjedhje hundësh, sekrecione me ngjyrë, temperaturë që shkon deri në 38.5 gradë, mungesë oreksi, rrallë të vjella apo dhe nervozizëm. Ndërsa përkeqësimi çon në mavijosje rreth gojës dhe te majat e gishtave, ku në këto raste është i nevojshëm konsultimi me mjekun pediatër.
Ylli Merja në studion e "Rreze Dielli' ndan disa këshilla shumë efikase si dhe jep disa kura dhe receptura të cilat japin rezultate të menjëhershme.
Këshilla natyrale për shërimin e bronkitit
· Masazhoni fëmijën përballë një ngrohëseje duke e lyer trupin me ekstrakt balsami ose me 20 ml raki me 1 aspirinë dhe 1 spec djegës
· Masazhoni trupin me uthull molle të egër dhe pasi thahet vendosni në trup një lugë supe vaj ulliri ku kemi hedhur në të 5 pika vaj dafine
· Ziejmë në një litër ujë 1 dorë ekualips dhe 5-6 gjethe dafine. Qëndroni mbi avull 30 cm mbi të për 10-12 minuta
· Përdorni lëng pule, përmban në lëkurën e saj antibiotikun baciltracine që lufton shumë patologji sëmundjesh
· Përdorni çajra bimore si dafina, borziloku, rigoni, mente, çaj mali, trëndafili i egër, trëndafili i shkëmbit. Në çaj shtoni pak lëng limoni
· Përzieni së bashku tahin (susam i bluar) rreth 2 lugë gjelle, 1 lugë supe mjaltë gështenje, 1 lugë çaji jamball. Nga kjo përzierje jepini fëmijës 3 x 1 lugë çaji në ditë pasi forcon imunitetin
· Spruconi në duar antiseptik bimor 3-4 sprucime dhe vendoseni dorën para hundës së fëmijës, mbajeni 2-3 minuta, kjo përsëritet 5-6 herë gjatë ditës
· Hidhni në filxhanin e çajit në varësi nga mosha e fëmijës nga 2 deri në 8 pika propolis. Gjithashtu mund të merret çaj bronkomer 2-3 filxhana në ditë shoqëruar më lëng limoni ose portokalli dhe propolis blete.
Rritja e imunitetit është hapi i parë dhe bazë në luftimin e çdo problematike shëndetësore. Specialisti i bimëve mjekësore Merja tregon si të përgatisim një smuth për rritje imuniteti
“Hedhim në një blender: 1 gotë çaj bimor baktomer ose çaj bliri, ose çaj dafine apo mente. Shtojmë 1 portokall të pastruar mirë, ½ mango ose avokodo, 1 lugë supe tahin, 1 lugë çaji vaj kokosi, 1 lugë çaji mjaltë dhe pak xhinxhër (sa 1/3 e një qepe). Këtë smuth e pijmë gjatë ditës” thekson Merja, i cili vijon me rekomandimin e një supë antivirale (për 3-4 persona). Zieni në 1.5 litër ujë 4 racione mish pule, shtoni 2-3 filxhanë kafeje oriz, lëreni të ziejë për 12 minuta, dhe në valën e fundit shtoni një dorë hithra, një lugë çaji rigon, 2 lugë mendër dhe 2 thelpinj hudhër. Pasi e heqim nga soba hedhim 1-2 vezë të rrahura me lëngun e 1 limoni dhe 30-40 ml vaj ulliri. Kjo supë rrit imunitetin!
Merja tregon si të hedhim kupat në rast bronkiti, të cilat nga gjyshet tona përdoreshin shpesh, është një traditë popullore mijëra vjeçare. Për përgatitjen e kupave në fillim bëjmë fitilin. Marrim një monedhë 50 ose 100 lekëshe e mbështjellim me një beze me diametër 12-15 cm. Lidhim bezen me një fije peri. Presim majat e bezes të na dalin pa cepa në anësore me pak majë. Fitili është gati. Nxehim shpinën përballë një burimi nxehtësie si sobë apo reflektor. Masazhoni trupin me rakinë me aspirinë dhe specin djegës ose ekstraktin balsamik. Pas 10-12 minutave masazh shtrijmë personin në krevat, zbulojmë shpinën, vendosim fitilin mbi shpinë, lagim majën e fitilit me vaj ulliri ose me pak vajguri, e ndezim, vendosim mbi flakë një gotë me buzë të trashë, lëreni 8-10 minuta. Krijimi i kupave me gotë, bën që vakumi i krijuar të tërheqë infeksionin viral e bakterial, hidhen kryesisht tek pjesa e brinjëve deri tek qafa dhe deri tek kufiri i veshkave.
o ylli te falenderojme shume per keshillat e tua se jane shum et vlefshme dhe per me teper i ofron falas por si mund ta ulesh nje 3 vjecar te beje avull ai tmerrohet , megjithate je nj eorientues shume i mire....
Përgjigju