Nuk janë të pakta rastet kur vihemi në siklet gjatë ngrënies në shtëpinë e miqve apo në restorant. Shpeshherë bëjmë gabime gjatë të ngrënit, duke ,mos respektuar disa rregulla të mirësjelljes. Eriona dhe Albani kanë shkuar tek Olesia Leço e cila është eksperte e Bon Ton dhe i di të gjitha rregullat e mirësjelljes në tavolinën e ngrënies. Sipas Olesias ja cilat janë disa prej gjërave që secili prej nesh duhet ti ketë parasysh kur të jetë duke ngrënë apo duke përgatitur tavolinën janë :

•       Pecetat nuk vendosen kurrë mbi pjatë pasi mbi pjatë gjithmonë do të hamë. Sipas rregullit peceta duhet të qëndrojë vetëm në anën e majtë.

•        Buka duhet vendosur mbi një pjatë të cilë e vendosim në mbulesën e tryezës. Nuk duhet ta vendosim mbi mbulesë sepse ndoshta është vendosur diku tjetër, por në një pjatë dhe asnjeherë në një kanistër pasi nuk duket bukur dhe nuk është etike.

•        Gota e ujit vendoset gjithmonë krahas majës së pirunit.

•        Bërrylat nuk vendosen asnjëherë mbi tryeze sepse nuk tregon higjienë.

•        Pecetat e vendosura në formë lulesh nuk janë fare higjenike sepse mendohet se janë prekur nga shumë duar.

•        Pecetën e vendosim mbi prehër në fomën e zarfit sepse edhe kur fshijmë buzët, i fshijmë nga pjesa e brendshme.

•        Në shtëpinë e miqve, apo në restorant nuk duhet të ekzistojnë kruajtëset e dhëmbëve. Pastrimi i dhëmbëve bëhet vetëm në tualet.