TIRANE - Kur thua pushime, prek kuletën…. Nuk mund të konceptohen pushimet e vitit pa buxhetin, atë shumë të hollash që secili prej nesh e kursen gjatë vitit për t’I hedhur pa as më të voglin hezitim në ditët e pushimeve, krejtësisht të lirë, drejt vendit të përzgjedhur. Deri më sot pjesa më e madhe e pushuesëve shqiptarë që udhëtojnë jashtë vendit shfrytëzojnë paketat e agjencive turistike, por cmimet e tyre janë gjithsesi të kripura dhe ato pak ditë pushime shpesh hanë të gjithë buxhetin e kursyer gjatë një vitit vetëm për të shijuar ditët e verës. Shumë prej pushuesve gjenden në vështirësi për të mbajtur nën kontroll shpenzimet dhe ditët e pushimit në një vend të huaj shpesh u kthehen në një përvojë të kushtueshme.
Ka një mënyrë për të shpenzuar jo vetëm me pak para, por edhe për të lënë pak më të lirë veten drejt aventurës dhe një pushimi aktiv. Guida të tëra me këshilla jepen për turistë që duan pushime ekonomike. Imagjinoni që jeni në qendër të Parisit të keni mundësi të hyni thuajse falas në muzetë e tij të famshëm, të jeni në Venecia dhe me fare pak euro të shijoni thelbin e këtij qyteti, apo të gjeni anën më të lirë të Amsterdamit, Romës, Londrës etj. Mjafton tw lundroni ne internet per te kerkuar ofertat më të mira dhe pse jo të përfitoni nga përvoja e miqve tuaj që kanë qenë më parë në një vend. Mjafton iniciativa dhe dëshira për pushime jo vetëm të lira,por edhe të personalizuara! Ndaj këtë numër po e nisim me një guidë këshillash por edhe të dhëna praktike për disa qytete europiane. Një guidë që do të vijojë edhe në numrat e tjerë të Fundjavës.
KOHA E UDHËTIMIT
Nëse ke mundësi ia vlen të shmangësh pikun e pushimeve. Kështu nuk do të kesh cmime të larta, por as turma turistësh për të përballuar. Pritjet e gjata në aeroporte, muze, hotele apo vende të tjera, shmangen thuajse tërësisht. Koha e pikut sipas shumë ekspertëve është nga mesi i majit deri në fillim të shtatorit. Nëse ju keni mundësi të pushoni në fund të muajit shtator apo fillim të muajit maj, sidomos kur bëhet fjalë për udhëtime në kryeqytetet europiane ia vlen të merrni në konsideratë këtë periudhë. Kështu kurseni kohë dhe para.
AVIONË DHE TRENA, POR JO TAKSI
Paketat e agjencive fluturuese i dembelosin turistët. Natyrisht që lehtësitë e kësaj natyre janë të kushtueshme. Por nëse keni dëshirë të realizoni vetë pushimet tuaja nga fillimi deri në fund do të shihni që me pak mund do të bëni pushime ekonomike dhe të personalizuara. Kështu nëse lundroni në sajtet e ndryshme mund të gjeni oferta të mira për të udhëtuar me avion. Përvoja ka treguar se ka gjithmonë një ofertë të minutës së fundit, por për të qenë më të sigurtë priteni biletën 34 ditë përpara.
Më shumë se dy muaj përpara nuk do të thotë që ju të gjeni ofertën më të mirë. Kur te rezervoni online shikoni mirë nëse në cmimin e biletës janë përfshirë edhe taksat. Përvec avionëve ka dhe një mundësi të mirë udhëtimi sidomos kur planifikon të shkosh nga një qytet në tjetrin. Këto janë trenat për disntanca të gjata ose të shkurtra. Biletat duhen prerë dy ose tre muaj përpara në mënyrë që të përfitoni ulje deri në 50 për qind kjo pasi trenat po bëjnë konkurrencë të fortë avionëve.
Tom Meyers krijuesi i guides Eurocheapo tregon përvojën e tij me trenin e shpejtësisë së lartë nga Firence në Romë ku falë rezervimit të hershëm bleu një biletë për 19 euro në vend të 43 eurove. Gjithashtu Franca ka një shërbim shumë të mirë hekurudhor me Ouigo ku një biletë për të udhëtuar nga Parisi në zona të tjera të Francës është më pak se 10 euro. Por nëse qëndroni në të njëjtin hotel, dhe doni të shëtisni në qytet, përdorni transportin publik. Harrojini taksitë të cilat në kohën e pikut shndërrohen në një makth në cdo qytet. Bëni një kërkim online për ofertat e transfertës nga aeroporti për në qytet dhe nëse nuk gjeni dot asgjë drejtojuni zyrës së informacionit për turistë në cdo aeroport.
HOTELET, SI TË ZGJEDHËSH
Akomodimi është një pjesë mjaft e rëndësishme e pushimeve, hostels apo fshatra turistikë, pensione apo hotele me pesë yje, të gjitha janë një mundësi akomodimi. Për të kursyer sa më shumë nuk duhet të lini mënjanë hostelet pasi shpesh shumë prej tyre ofrojnë kushte mjaft të mira në dhoma, sigurisht për backpaskers. Për të tjerët që duan të zgjedhin sipas yjeve, duhet të mbajnë mend se jo gjithmonë numri I yjeve tregon cilësinë e hotelit. Një hotel me katër yje mund të ketë ashensor, shërbim në dhomë, tv, internet apo ajër të kondicionuar, por nuk mund të dish asgjë për dekorimin e dhomës dhe faktit që mund të jetë shumë më i pakëndshëm sesa një hotel me më pak yje.
Ka hotele të lirë që ofrojnë wireless falas, ndërsa të tjerë më të shtrenjtë që e ofrojnë këtë shërbim me pagesë. Mbi të gjitha duhet patur parasysh që të zgjidhni një hotel apo një dhomë që ofron gjthcka që ju përdorni dhe jo ato që do të donit të kishit. Në këshillat e tij që Tom Meyers autori EuroCheapo, sajtit ku ju mund të gjeni 101 mënyrë për të bërë pushime të lira, ka një kapitull të vecantë për hotelet. Kështu në rast se mbërrini para se të ketë filluar check in në hotel, Meyers këshillon që më mirë të prisni derisa të vijë orari ndonëse mund të ketë një dhomë të lirë.
Lodhja bën të vetën dhe shpesh turistët vendosin pa e parë dhomën, por kjo është një thikë me dy presa, pasi ajo mund të qëllojë dhoma më e mirë ose më e keqe e hotelit. Respektimi i orarit të check in-it do të thotë që dhoma e zgjedhur do të jetë e pastruar. Nëse hyni më herët rrezikoni të merrni një dhomë të sapoliruar por aspak të pastërt. Nuk ju pëlqen dhoma? Mund të ndodhë që në vend të një krevati dopio dhoma juaj të ketë dy shtretër tek?
Ky është gabimi më i rëndomtë në hotele, madje edhe kur prenotoni më agjencitë turistike Atëherë mos humbni kohë por kontaktoni me personelin dhe mbi të gjitha mos i hapni bagazhet se pastaj duhet të harxhoni kohë i mbledhur. Gjithashtu ka hotele të vogla në të cilat stafi punon vetëm paradite dhe ju mund të ndërroni dhomën vetëm nëse nuk keni prekur asgjë.
NJË LISTË E TRANSPORTIT HEKURUDHOR EUROPIAN SIPAS EUROCHEAPO
■ Austria (ÖBB): www.oebb.at
■ Czech Republic (CD): www.cd.cz
■ Dutch Railways: www.ns.nl
■ Finland (VR): www.vr.fi
■ Germany (Die Bahn): www.bahn.de
■ Great Britain (all rail operators): www.nationalrail.co.uk
■ Hungary (MAV): www.mav.hu
■ Italy (Trenitalia): www.trenitalia.com
■ Ireland (Iarnród Éireann): www.irishrail.ie
■ Poland (PKP): www.pkp.pl
■ Spain (Renfe): www.renfe.com
■ Switzerland: www.sbb.ch
■ Trenitalia Florence Rome
Shkrimi u botua sot në Suplementin Fundjava në gazetën Shqiptarja.com (print) 26.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Më të mirat nga gjërat falas në Londër